Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kërkohej për trafikim emigrantësh, kapet 44-vjeçari në Korçë; procedime edhe për kontrabandë nafte dhe prishje të rendit
    Vendi

    Kërkohej për trafikim emigrantësh, kapet 44-vjeçari në Korçë; procedime edhe për kontrabandë nafte dhe prishje të rendit

    April 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shërbimet e Policisë në qarkun e Korçës vijojnë goditjen e paligjshmërisë në disa fusha, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.

    Shërbimet e Mbështetjes Operacionale të Hetimit në DVP Korçë kapën shtetasin N. Q., 44 vjeç, banues në fshatin Mborje, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ndihmuar kundrejt pagesës 5 emigrantë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Emigrantët u kapën nga Policia më 14 mars 2026, në fshatin Polenë. Në përfundim të veprimeve, 44-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. L., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ai u kap në aksin rrugor “Pogradec–Korçë”, pranë fshatit Vashtëmi, duke transportuar me automjet një sasi nafte të dyshuar si të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Automjeti dhe karburanti u sekuestruan si provë materiale.

    Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë nisën procedim penal ndaj shtetasit S. F., 33 vjeç, për prishje të qetësisë publike.

    Në një tjetër rast, Specialistët e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet për shtetasin Sh. B., 59 vjeç, banues në fshatin Kakaç, i dyshuar për dëmtimin e murit të një magazine në pronësi të një shtetasi tjetër.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Volejboll/Ja ku do luajë Elena Bego në sezonin e ri

    Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam bërë faje kur isha 20 vjeç, duhet të isha…

    Pjesëmarrje e ulët e votimeve në Korçë – ja si paraqitet situatë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.