Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kontrolle në Korçë e Pogradec: arrestime për drejtim në gjendje të dehur, procedim për narkotikë dhe një rast mashtrimi
    Vendi

    Kontrolle në Korçë e Pogradec: arrestime për drejtim në gjendje të dehur, procedim për narkotikë dhe një rast mashtrimi

    April 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar kontrollet dhe veprimet procedurale në disa zona të qarkut, duke goditur raste të shkeljeve të ligjit në qarkullimin rrugor, narkotikë dhe mashtrim.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10 duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. D., 40 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Korçë–Pogradec” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve nisën procedim penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, gjatë kontrollit nga forcat “Shqiponja”, dyshohet se hodhi nga dritarja e automjetit një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.

    Në Pogradec, Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 35 vjeç, rezident në Belgjikë. Ai dyshohet se ka mashtruar një 40-vjeçare duke i marrë para me pretendimin se do t’i investonte dhe do t’ia kthente shumëfish. Policia vijon punën për kapjen e tij.

    Gjithashtu, më datë 8 prill 2026, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 69-vjeçare nga fshati Starovë dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet në liqen në gjendje të rënduar psikologjike, por është shpëtuar nga kalimtarë të rastit. Ajo mori ndihmën e parë në spital dhe më pas u largua në banesë.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    Myftiu i Korçës ironizon qeverinë; “Tani që miratuat ligjin e barazisë gjinore, përfitojnë fermerët fonde nga IPARD?”

    Deputetët e PS Korçë dhe komisionet që do marrin pjesë – lista

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.