Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare
    Vendi

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të shtatin vit radhazi, qyteti i Ersekë mirëpriti festën e Dita e Verës me një organizim të veçantë dhe plot gjallëri nga vetë banorët.

    Nga qytetarët e zakonshëm te grupet artistike dhe amvisat kolonjare, të gjithë u bënë pjesë e festës, duke i dhënë sheshit një atmosferë tradicionale dhe festive.

    Your browser does not support the video tag.

    Amvisat e zonës sollën për vizitorët gatimet tipike të kësaj dite, duke e kthyer festën në një lloj ekspozite të shijeve karakteristike të Kolonjë. Sipas tyre, në tryezën e Ditës së Verës nuk mund të mungojnë kulaçi, vezët e ziera, veroret dhe ëmbëlsirat e ndryshme, të cilat përgatiten sipas traditës së vjetër të zonës.

    “Janë tradita që i kemi trashëguar nga nënat tona. Bëjmë verore të bardhë me pe të kuq dhe ua vendosim në duar edhe fëmijëve. Përgatisim kulaç, petanik, vezë të kuqe, misra të zier dhe shumë gatime të tjera. Dikur ishte traditë që kush të çohej më herët në mëngjes t’i çonte komshiut kulaçin”, shprehen amvisat kolonjare.

    Ato tregojnë se për këtë festë përgatiten edhe vezë të ziera, kulaç, ëmbëlsira, si dhe ndahen mes lagjeve fruta, lajthi, karamele, portokalle e mollë.

    Ndërkohë, kryetari i Bashkia Kolonjë, Erion Isai, thekson se aktivitetet e organizuara për këtë festë sjellin gjallëri dhe atmosferë festive në sheshin “Rilindja”.

    “Edhe pse ndonjëherë thuhet se nuk ka njerëz, rrjetet sociale tregojnë të kundërtën. Dita e Verës është një festë që buron nga tradita dhe jo nga komercialiteti. Është një festë pagane e festuar ndër shekuj mes traditave fetare dhe atyre popullore. Uroj që shqiptarët të kenë shëndet, begati dhe qetësi”, u shpreh ai.

    Dita e Verës është festuar në mënyrë spontane edhe në qytete të tjera të juglindjes së vendit, si dhe në pjesën më të madhe të fshatrave të zonës, ku banorët kanë ruajtur traditat e kësaj feste të hershme shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026

    Procedime penale në Pogradec, Devoll dhe Korçë

    March 12, 2026

    Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, diplomat në dy gjuhë!

    March 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026

    Më shumë se 50 artistë pjesë e ekspozitës “Pranvera” në Korçë

    March 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    O Balo, të hëngërt Tënja — se të ligën e ke nga brenda! – nga Glorja Mollaj

    Në Korçë po zhvillohet nisma e parë bullgare në Shqipëri, kushtuar riprodhimit të asistuar.

    Arrestohet 32 vjeçari me drogë në Pogradec, ja emri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.