Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Turizmi i bletarisë po tërheq turistët e huaj në Korçë, fermat kthehen në atraksione vizitash

    April 15, 2026

    Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi 15-vjeçarin

    April 15, 2026

    Anomali në zgjedhjet për degën e PD Korçë, Kryesia ende nuk ka shpallur emrat e kandidatëve

    April 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë: Aksident në Buçimas, procedime për përvetësim detyre dhe ndotje
    Vendi

    DVP Korçë: Aksident në Buçimas, procedime për përvetësim detyre dhe ndotje

    February 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Në aksin rrugor “Pogradec–Korçë”, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ai ka aksidentuar shtetasen E. M., 21 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, këmbësore në rrugë. E reja po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” ndaj shtetasve R. V., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe H. F., 24 vjeç, banues në Korçë. Në bulevardin “Republika”, Korçë, këta shtetas janë konstatuar duke u bërë shenjë automjeteve të ndalonin, me një tabelë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Kontrolli Tatimor”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” për shtetasin M. H., 35 vjeç, banues në Korçë. Në lagjen nr. 18, ai u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke djegur pajisje elektroshtëpiake të vjetra në terren të hapur, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. U., 25 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Gracë, Devoll, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. Gj., 70 vjeçe, për motive pronësie.

    Në vijim të informacionit të datës 09.02.2026, lidhur me një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, sot u paraqit në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Pogradec, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”. Pas konsultimit me Prokurorin e çështjes, 28-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Turizmi i bletarisë po tërheq turistët e huaj në Korçë, fermat kthehen në atraksione vizitash

    April 15, 2026

    Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi 15-vjeçarin

    April 15, 2026

    Anomali në zgjedhjet për degën e PD Korçë, Kryesia ende nuk ka shpallur emrat e kandidatëve

    April 15, 2026

    Vjedhje biçiklete dhe tentativë grabitjeje në Korçë, plagoset me thikë një 17-vjeçar pas sherrit mes të rinjve

    April 14, 2026
    TE FUNDIT

    Turizmi i bletarisë po tërheq turistët e huaj në Korçë, fermat kthehen në atraksione vizitash

    April 15, 2026

    Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi 15-vjeçarin

    April 15, 2026

    Anomali në zgjedhjet për degën e PD Korçë, Kryesia ende nuk ka shpallur emrat e kandidatëve

    April 15, 2026

    Vjedhje biçiklete dhe tentativë grabitjeje në Korçë, plagoset me thikë një 17-vjeçar pas sherrit mes të rinjve

    April 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dejv Hoxha; “Patriotizëm me avion: Shqipëria për ne, e ardhmja për fëmijët jashtë”

    Europe week 2025

    Sotiraq Filo kërkon administratorë, ja çfarë thotë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.