Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Edona Kalludra vijon me Pogradecin, synohen sërish të gjithë trofetë.

    July 1, 2026

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026

    Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

    July 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Banorët e Tërovës protestojnë: Uji i pijshëm prej dy javësh i pakonsumueshëm
    Vendi

    Banorët e Tërovës protestojnë: Uji i pijshëm prej dy javësh i pakonsumueshëm

    February 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Banorët e fshatit Tërovë kanë protestuar për problemet me ujin e pijshëm, i cili sipas tyre prej dy javësh është bërë i pakonsumueshëm.

    Ata shprehen se uji ka erë shumë të rëndë, duke e bërë të pamundur jo vetëm konsumimin, por edhe përdorimin për gatim dhe larje.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas banorëve, fshatrat Tërovë dhe Pendavinj, me rreth 1500 banorë, ndodhen prej javësh në këto kushte, çka i ka detyruar të blejnë ujë për konsum, duke rritur ndjeshëm shpenzimet, veçanërisht për familjet e moshuara dhe pensionistët.

    “Kemi gati 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Është një problem i vështirë dhe nuk i japim dot zgjidhje. Burimi është ndërtuar në vitin 1977, ndoshta shkak janë reshjet e shumta. Banorët po blejnë ujë, çfarë të bëjmë?”

    “Ka dy javë që uji ka aromë të keqe. Për të gatuar jemi detyruar të blejmë ujë. Është e vështirë për çdo gjë, edhe rrobat kur i lajmë mbajnë erë të keqe.”

    “Ujë kemi 24 orë, por prej 15 ditësh nuk pihet për shkak të erës së rëndë. Institucionet kompetente duhet të gjejnë zgjidhje. Ne blejmë ujë, por është kosto për ne, jemi pensionistë dhe nuk kemi mundësi tjetër.”

    “Ka dy javë që uji mban erë të qelbur, të mbyt vetëm kur lan sytë. Gjendja është shumë e vështirë. Askush nuk bëhet merak për ne.”

    Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë, Petrit Tare, bëri me dije se janë kryer dy herë analizat e ujit të pijshëm në fshatrat Tërovë dhe Pendavinj, dhe sipas rezultateve të analizave, uji rezulton i konsumueshëm.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026

    Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

    July 1, 2026

    Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

    July 1, 2026

    Banorët e Vërdovës kërkojnë zgjidhje për përmbytjet, kundërshtojnë projektin e rehabilitimit të lumit

    July 1, 2026
    TE FUNDIT

    Edona Kalludra vijon me Pogradecin, synohen sërish të gjithë trofetë.

    July 1, 2026

    Ledina Alolli në Kuvend: Fermerët janë braktisur, bujqësia po shkatërrohet dhe të rinjtë po largohen nga Shqipëria

    July 1, 2026

    Hapen aplikimet për rimbursimin e TVSH-së te fermerët, kush përfiton dhe si aplikohet

    July 1, 2026

    Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

    July 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    600 garues në Pogradec në Maratona “Enkelana”

    Në prag të festave, ndihma për familjet në nevojë dhe të moshuarit – alarm për rritjen e varfërisë

    Raportohet për një polic të vrarë dhe një të plagosur në zonën e Bodës së Lozhanit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.