Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Xhevat Hyko, kovaçi i fundit i Mokrës që mban gjallë zjarrin e zanatit dhe lidhjet njerëzore
    Vendi

    Xhevat Hyko, kovaçi i fundit i Mokrës që mban gjallë zjarrin e zanatit dhe lidhjet njerëzore

    February 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Mokër, aty ku dikur dëgjohej kudo tingulli i çekanit mbi kudhër, sot ka mbetur vetëm një zë. Ai i Xhevat Hykos, kovaçi i fundit i zonës, nga plot 18 të tillë që dikur ushtronin këtë zanat fisnik.
    Për Xhevatin, kovaçia nuk është thjesht punë. Është pasion, dashuri dhe shërbim ndaj njerëzve. Çdo vegël që del nga duart e tij mban historinë e një zanati shekullor, por edhe përkushtimin e një njeriu që nuk u nda kurrë nga puna, as kur koha ndryshoi, as kur zanatet u harruan.
    Edhe pse i thyer në moshë, Xhevat Hyko vijon të punojë me energjinë e një të riu. Çekani i rëndë ngrihet ende me të njëjtin ritëm, ndërsa zjarri i farkës ndizet çdo ditë, si dëshmi se pasioni nuk plaket kurrë. Klientët e tij nuk janë vetëm nga Mokra, por nga shumë qytete të Shqipërisë, që e kërkojnë për cilësinë, ndershmërinë dhe fjalën e mbajtur.
    Në punishte, krahas hekurit dhe zjarrit, Xhevat Hyko po farkëton edhe të ardhmen e zanatit, duke ia trashëguar djalit të tij. Një përpjekje e vetëdijshme për të mos lejuar që kovaçia e Mokrës të shuhet bashkë me brezin e fundit.
    Por figura e tij shkon përtej zanatit. Xhevat Hyko është edhe mblesatar, një rol i rrallë sot, por i çmuar në traditën shqiptare. Me krenari numëron 174 martesa, ku ka qenë ura që ka lidhur dy zemra dhe ka ndihmuar në ndërtimin e familjeve të reja. “Kam lidhur dashuri,” thotë ai, “dhe kjo është pasuria ime më e madhe.”
    Familja, puna dhe shërbimi ndaj njerëzve janë shtyllat mbi të cilat është ndërtuar jeta e tij. Dhe mes shkëndijave të hekurit të nxehtë, Xhevat Hyko e thotë thjesht, por me bindje:
    “Do të vazhdoj sa të kem frymë, të punoj dhe t’u shërbej njerëzve.”
    Në Mokër, falë tij, zjarri i zanatit ende nuk është shuar.

    Your browser does not support the video tag.
    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin: S’ka elementë të shpërdorimit të detyrës

    Aksident në hyrje të Podgories, priten informacionet zyrtare

    Made in Italy/ Pulla postare që nderon trashëgiminë kulturore arbëreshe

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.