Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar
    Vendi

    Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar

    January 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Banorët e fshatit Gjonbabas, Njësia Administrative Lekas, Korçë denoncuan në emisionin Fiks Fare problematika serioze me energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore, duke ngritur shqetësime për luhatje të tensionit, rrjet elektrik të amortizuar dhe rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e tyre.

    Your browser does not support the video tag.

    Ekipi i Fiks Fare u nis drejt Gjonbabës, rreth 5 orë larg Tiranës, ku që në hyrje të fshatit bie në sy rruga e amortizuar, e cila e vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe e bën zonën edhe më të izoluar. Por problematikat nuk mbarojnë me infrastrukturën rrugore.

    Banorët ankohen se, edhe pse kanë energji elektrike, tensioni është me luhatje të vazhdueshme, duke dëmtuar pajisjet shtëpiake dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre. Në këtë fshat, rrjeti elektrik nuk ka parë asnjë ndërhyrje që prej kohës së elektrifikimit të vendit. Këtë e dëshmojnë më së miri shtyllat prej druri, të vendosura dekada më parë, të cilat vazhdojnë ende sot të mbajnë rrjetin elektrik, të amortizuara dhe të rrezikshme për banorët.
    “Ndizen e shuhen dritat, lavatriçja herë punon e herë jo. Ajo shtyllë mezi mbahet nga telat, do na bjerë sipër,” shprehet një banore, e shqetësuar për rrezikun që paraqet rrjeti elektrik. Banorë të tjerë tregojnë se problemet janë më të theksuara për ata që kanë nevojë për energji trefazore.

    Situata e ngjashme raportohet edhe nga fshatra të tjerë të zonës, si Marjani, ku banorët ankohen për rrugë të pakalueshme dhe energji të paqëndrueshme. I pyetur nga Fiks Fare, Administratori i Njësisë Administrative Lekas, Panajot Hysen, pranoi se problematika është e njohur dhe se janë bërë kërkesa zyrtare për ndërhyrje, si për transformatorin ashtu edhe për zëvendësimin e shtyllave dhe për rrugën, e cila prej dekadash nuk ka marrë investime serioze.

    Ndërkohë, drejtori i OSHEE Korçë, Artur Qeramixhi, konfirmoi se transformatori i ri ishte gati dhe se vendosja e tij do të bëhej menjëherë. Siç u premtua, brenda 24 orëve transformatori u instalua, duke përmirësuar furnizimin me energji elektrike në fshat. Megjithatë, banorët theksojnë se kjo është vetëm një zgjidhje emergjente dhe kërkojnë ndërhyrje të plotë për rrjetin elektrik, zëvendësimin e shtyllave të amortizuara, rregullimin e telave të varur dhe, mbi të gjitha, investime serioze për rrugën, e cila sipas tyre ka mbetur në harresë për më shumë se 30 vjet

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    “E vrava se më ngacmoi të dashurën dhe bënte trimin” – zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Korçë

    August 9, 2026

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    U la letra kërcënuese drejtuesve të Katedrales dhe institucioneve të Korçës, nis procedimi për 27-vjeçarin

    Alarm sigurie nga Ambasada Amerikane/ Emrat e restoranteve në listën e zezë

    Liqeni i Pogradecit, 6 vjet në listën e pasurive të UNESCO-s

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.