Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ Zbardhet bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos
    Vendi

    “Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ Zbardhet bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

    January 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive.

    Në dosjen hetimore ndaj tyre, ku në vijim të veprimeve hetimore të kryera është administruar akti i ekspertimit teknik të celularëve të sekuestruar, janë evidentuar të ruajtura biseda të zhvilluara në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” midis punonjësit të policisë i identifikuar si E.P., dhe R.T., po ashtu punonjës policie, me përmbajtje të organizimit dhe ushtrimit të lojërave të fatit.

    Your browser does not support the video tag.

    Polici me inicialet E.P.: He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove

    Polici me inicialet R.T: Iken 200 mij lek

    Polici me inicialet E.P.: naj ndeshje te sigurt

    Polici me inicialet R.T: Argjentina 2/3plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim te qet at %

    Polici me inicialet E.P.: Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina

    Polici me inicialet R.T: Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma

    Polici me inicialet E.P.: Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit

    Polici me inicialet R.T: Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji

    Polici me inicialet E.P.: jam te i marr borxh 1 milion

    Polici me inicialet R.T: ti je pronari nr1

    Polici me inicialet E.P.: ej neser duhet me dorzu leket e llotos

    Polici me inicialet E.P.: kshuqe po erdhe te pijm kafe… Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un

    Polici me inicialet R.T: thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve

    Polici me inicialet E.P.: ok se i them un per kte nuk a problem

    Polici me inicialet R.T:  por per leket e llotos

    Polici me inicialet E.P.: A i ka cu?

    Polici me inicialet R.T:  Iliri

    Polici me inicialet R.T:  ke edhe ti 1 mili e 50

    Polici me inicialet E.P.: 1 miljon o jet

    Polici me inicialet R.T:  50tshja esht e ktij muji

    Polici me inicialet E.P.: 50 jan te mujit

    Polici me inicialet R.T: qe kena hy … e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion

    Polici me inicialet E.P.: pasneser duhet me qu leket e llotos

    Nga sa më sipër ka dyshime se shtetasit E.P dhe R.T, të dy punonjës policie të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojrave të fatit. E.P. ka bashkëpunuar edhe me shtetasin I.T. në kryerjen e veprës penale.

    R.T. prej datës 16.05.2016 është punonjës i “Policisë së Shtetit”, me funksion aktual Specialist për Krimet në Zonën Policore Nr. 16 në Stacionin e Policisë Manëz në Komisariatin e Policisë Durrës, ndërsa personi nën hetim E.P. ndodhet me masë sigurimi “Arrest në burg’ në kuadër të këtij procedimi penal i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga nenet 109/b/2 dhe 283/1 të Kodit Penal.

    Janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se punonjësit e policisë E.P dhe R.T. në mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë vepruar në kundërshtim me parashikimet e sanksionuara në Ligjin nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, neni 17 ku përcaktohet se Policia e Shtetit ka detyrë: “Të parandalojë, zbulojë dhe hetojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, veprat penale dhe autorët e dyshuar të kryerjes së tyre”. “Të marrë, trajtojë dhe referojë pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra penale, si dhe kryen detyra të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shembje e re në aksin Qukës-Qafë Plloçë, devijohet qarkullimi i automjeteve

    ‘Bukë si dikur’ në qendër të Korçës! Historia e Viktor Sadikllarit dhe furrës së tij me dru që ruan shijen autentike

    Dritëro Agolli përjetësohet me Muze në vendlindje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.