Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane
    Bota

    Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane

    January 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden.

    Ky shpërthim anulimesh vjen menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i firmosur që në ditën e parë të mandatit të tij, për forcimin ekstrem të verifikimeve ndaj shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2024 ishin anuluar më pak se gjysma, apo rreth 40 mijë viza. Pjesa dërrmuese e anulimeve lidhet me viza turistike dhe biznesi, kryesisht për shkak të qëndrimit përtej afatit të lejuar. Por goditja nuk ka kursyer as kategoritë e tjera: rreth 8,000 studentë dhe 2,500 punëtorë të specializuar kanë humbur statusin e tyre ligjor në SHBA.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Departamentit të Shtetit, shumica e studentëve dhe punëtorëve të prekur kishin probleme me ligjin. Në mesin e punëtorëve të specializuar, 50% e anulimeve lidhen me arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 30% me akuza për dhunë fizike, sulm apo ndalim të paligjshëm, ndërsa 20% për vepra të rënda si vjedhje, abuzim me fëmijë, përdorim dhe shpërndarje droge, mashtrim financiar dhe përvetësim fondesh. Autoritetet bëjnë të ditur se rreth 500 studentë kanë humbur vizat për posedim dhe shpërndarje narkotikësh, ndërsa qindra punëtorë të huaj janë përjashtuar për shkak të dyshimeve për abuzim me fëmijë. Në gusht 2025, administrata Trump ndërmori një hap edhe më drastik, duke njoftuar rishikimin e të gjitha 55 milionë vizave amerikane aktive, një operacion i konsideruar ky s ii paprecedent në historinë e emigracionit amerikan.

    Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka vendosur standarde shumë më të ashpra për pajisjen me viza, ndërsa zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit, Tommy Piggott, deklaroi se administrata do të zbatojë një politikë të verifikimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026

    Alban Daci: ‘Doktrina II’ dhe rendi i ri në Ballkan

    January 3, 2026

    Skënder Minxhozi: Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

    January 3, 2026
    TE FUNDIT

    Pranverë shqiptare në Athinën e motit 1900

    May 9, 2026

    Pringles? Një nga mashtrimet më të mëdha që i është shitur njerëzve si “patatina”.

    May 9, 2026

    Drama e grave të Kosovës, filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Pogradec

    May 8, 2026

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    EKSKLUZIVE

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë: Dhunë në familje, kanosje, prerje drurësh dhe shkelje e privatësisë

    Rriten ndjeshëm rastet me grip A te fëmijët në Korçë, deri në 70 vizita në ditë në Pediatri

    Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.