Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënder Minxhozi: Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën
    Bota

    Skënder Minxhozi: Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

    January 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Sipas sondazheve më të fundit ka 80% mundësi që në zgjedhjet e mes-mandatit në nëntor të këtij viti republikanët të humbasin shumicën në Kongres dhe ndoshta edhe në Senat. Ndërkaq të njëjtat sondazhe tregojnë se Trump është sot presidenti më pak popullor në historinë e SHBA në këtë moment të mandatit presidencial.

    Presidenti amerikan Donald Trump është sinqerisht i bindur se meriton të marrë çmimin Nobel për paqen. Ai përsërit që nga vera se ka zgjidhur tetë konflikte të armatosura qëkurse ka hyrë në Zyrën Ovale pak a shumë një vit më parë. Pra brenda pak muajsh ai ka zgjidhur mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Hamasit, mes Izraelit dhe Iranit, mes Pakistanit dhe Indisë, mes Armenisë dhe Azerbaixhainit (u desh pak kohë që të mos e ngatërronte Armeninë me Shqipërinë), ashtu sikurse ka pajtuar tailandezët me kamboxhianët, ruandezët me kongolezët, egjiptianët dhe etiopianët dhe…kosovarët me serbët! Habituni sa të doni, kur e thotë Donald Trump është fakt.

    Tona

    Ose më saktë është “fakt alternativ”, siç e ka për zemër t’i quajë ai të vërtetat e tij. Ndërkohë shumë të tjerë e shohin këtë paradë suksesesh imagjinare si një kompensim të vogël ndaj frustrimit që ka shkaktuar në Uashington konflikti gjysëm i zgjidhur i Gazës dhe lufta trevjeçare në Ukrainë të cilën Trump premtonte se do ta shuante brenda 24 orëve pasi të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë suazë Donald Trump e ka gjetur edhe epitetin e vetvetes, i pëlqen të vetëquhet “Presidenti i Paqes”. Për ta vërtetuar këtë ai përmend shpesh se ka qenë prej kohësh që s’mbahen mend kundër luftrave, duke nisur me Irakun, Afrikën Veriore dhe gjithçka pasoi më vonë deri tek konflikti sirian.

    Deri këtu gjithçka tingëllon e logjikshme dhe në vijimësi me ato që Trump ka mbrojtur realisht në qëndrimet publike në 25 vitet e fundit, duke nisur nga 11 shtatori i largët i vitit 2001. Trump ka qenë një predikues i fortë i mosndërhyrjes amerikane në luftra dhe konflikte, ashtu siç ka qenë dhe ende është një ithtar i nacionalizmit ekonomik dhe i mbylljes së Amerikës brenda mureve të saj.

    Problemi është se në vitin e parë të presidencës së tij të dytë Trump ka lënë tashmë gjurmët e gishtërinjve në dy akte ushtarake ndërhyrjeje të SHBA në Iran dhe Venezuelë në orët e fundit. Megjithëse u përpoq ta paketojë sulmin e tij si një inkursion ajror që solli paqen mes Izraelit dhe Iranit, bombardimi i tuneleve bërthamore të Teheranit nga SHBA ishte një shkelje klasike e rregullave e parimeve që mbajnë në këmbë marrëdhëniet mes shteteve në botën e sotme.

    Sa për Venezuelën, një histori që po shkruhet këto orë, çeshtja duket edhe më e sforcuar nga pikëpamja e diçiturës dhe justifikimit diplomatik. Prej shtatorit Trump ka vijuar ta shtojë dozën e kërcënimeve ndaj Venezuelës, për shkak të asaj që SHBA e konsideron si një fluks i dirigjuar drogash dhe fentanoli që e kanë origjinën nga shteti në fjalë me qëllim nxitjen e fenimenit të përdorimit të narkotikëve nga publiku amerikan. Maduro akuzohet se ka inicuar një tregëti drogash drejt SHBA duke shkaktuar mijëra të vdekur në qytetet amerikane. Një arsye gjithsesi e sforcuar për të sulmuar një vend sovran, sepse me këtë logjikë do t’i binte që Shqipëria të sulmohej nga gjysma e vendeve të kontinentit ku ndodhet, meqë mafiet shqiptare tranzitojnë sot tonelata drogë nga Amerika Latine drejt Evropës e përtej!

    Tek nafta qëndron aktualisht njëra nga akuzat më të përsëritura që kundërshtarët e Trump i bëjnë ndërhyrjes së tij ushtarake në këtë pjesë të Amerikës Latine. Venezuela njihet si shteti më i pasur në botë me rezerva të njohura të naftës dhe si e tillë ajo ka nënshkruar marrëveshje energjie me Kinën, Rusinë dhe Iranin. Kjo rrethanë, e bashkuar me afrimin e dukshëm të Maduros me Pekinin dhe presidentin Ji, është parë si e papranueshme nga Uashingtoni në planin strategjik.

    Sipas konceptit amerikan Kina nuk mund dhe nuk duhet lejuar të afrohet në detin e Karaibeve dhe në kontinentin amerikano-latin që konsiderohet si një zonë primare influence e SHBA. Kjo ka bërë që në javët e shkuara, para sulmit të sotëm, forcat ushtarake amerikane të mos godasin vetëm anijet që dyshoheshin se sillnin drogë në brigjet e SHBA, por të bllokojnë dhe konfiskojnë edhe anije petroliere në zotërim nga vendet e treta, të ngarkuara me naftë venezueliane.

    Avancimi i Kinës në Amerikën Latine, sidomos në Brazil, shihet si një rrethanë kërcënuese për interesat amerikane në kontinent. Burimet e rralla minerare të zotëruara nga Kina në Bolivi dhe vendet fqinje, investimet masive në porte dhe rrjetet rrugore, hyrja e fuqishme në sektorë si energjia e rinovueshme dhe makinat elektrike, kanë ngritur prej kohësh dyshimin amerikan se kjo ofensivë ekonomike kineze mund të sjellë përmbysjen e ekuilibrave strategjikë në këtë pjesë të botës. Goditja e Venezuelës duket pikërisht e projektuar për ta vonuar dhe mundësisht frikësuar këtë avancim kinez në Amerikën e Jugut.

    Në anën tjetër, këto orë që po konsumohet sulmi mbi Venezuelë, shumëkujt i vjen ndërmend aksioma e vjetër e politikës amerikane, e cila thotë se sa herë presidentët amerikanë kanë një problem në shtëpi, aq herë diku në botë lind një konflikt i ri ushtarak. SHBA sapo ka hyrë në një vit elektoral dhe republikanët e presidenti Trump ndodhen në pozita të pakënaqshme sa i përket pëlqyeshmërisë së publikut amerikan.

    Sipas sondazheve më të fundit ka 80% mundësi që në zgjedhjet e mes-mandatit në nëntor të këtij viti republikanët të humbasin shumicën në Kongres dhe ndoshta edhe në Senat. Ndërkaq të njëjtat sondazhe tregojnë se Trump është sot presidenti më pak popullor në historinë e SHBA në këtë moment të mandatit presidencial. Sipas “The Economist” pas 348 ditësh në detyrë Trump pëlqehet nga 39% e amerikanëve, ndërkohë që 56% të tjerë janë të pakënaqur me të.

    Premtimet e pambajtura për ulje çmimesh dhe dështimi i strategjisë së tarifave tregëtare ndaj vendeve të treta, mbi të cilat Trump kishte ndërtuar të gjithë politikën e tij ekonomike, janë shkaku i kësaj pakënaqësie të votuesit amerikan që e shtyn kreun e Shtëpisë së Bardhë të kërkojë rrugë alternative për ngritjen e popullaritetit. Politika e jashtme ka qenë tradicionalisht një platformë e përdorur për këtë qëllim nga presidentët amerikanë dhe sulmi mbi Venezuelë duket pikërisht i ndërtuar që të shërojë qoftë dhe pjesërisht humorin gri të amerikanit të mesëm për çmimin e vezëve apo shtrenjtimin e sigurimit shëndetësor.

     

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026

    Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane

    January 13, 2026

    Alban Daci: ‘Doktrina II’ dhe rendi i ri në Ballkan

    January 3, 2026

    Pse Finlanda nuk e ka frikë dezinformimin?

    December 21, 2025
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestohet hajduti 31 vjeçar nga Maliqi, reagon policia

    Gerald Gorari, historia e fizioterapistit që sfidat i ktheu në një mision jetësor, në ndihmë të njerëzve

    Sezoni Veror/Pogradeci më pak dhimbje koke për parkimet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.