Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Policia Kufitare Korçë intensifikon kontrollet në kufi, 8 shtetas të arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht
    Vendi

    Policia Kufitare Korçë intensifikon kontrollet në kufi, 8 shtetas të arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht

    December 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

    Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 8 shtetas. Prej tyre, 2 shtetas u ndaluan pasi ishin të shpallur në kërkim, 1 shtetas u arrestua për kontrabandë me mallra, ndërsa 5 shtetas të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

    Your browser does not support the video tag.

    Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim:

    •E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 9 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 muaj e 11 ditë;

    •E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjithashtu, gjatë kontrolleve të imtësishme të kryera mbi bazën e analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve, shërbimet e DVKM Korçë goditën 2 raste të kontrabandës me mallra.

    Në njërin rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, i cili pas paraqitjes në PKK Kapshticë dhe regjistrimit në sistemin TIMS, është larguar pa kryer procedurat doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e transportonte me automjet. Sasia e mjaltit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në një rast tjetër, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për:

    •I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;

    •E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Në afërsi të PKK Kapshticë, gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi I. L., u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacion përkatës, e dyshuar se ishte kontrabanduar nga Greqia, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e mëtejshme dyshohet se doganieri E. M. nuk ka ushtruar kontrollin e nevojshëm në këtë automjet.

    Po ashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndaj shtetasve:

    •F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq;

    •V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec;

    •B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi,

    të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Skënderbeu triumfon në miqësore, Veliçkovski bën diferencën ndaj Pogradecit

    August 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Artur Adili; “Sali Berisha komunist i dikurshëm, u tregoj ngjarjen me dy gishtat dhe grushtin”

    Fakulteti i Bujqësisë hap Master Shkencor në Shkencat Bujqësore

    Dru për ngrohje/Në Pogradec procedohen 20 kontrabandistë, kapen sasi të mëdha drush

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.