Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vdekja e 37 vjeçares nga Pogradeci, dyshohet për neglizhencë – policia nxjerr deklaratë

    September 1, 2026

    Devoll/ Dy të rinj në pranga për drogë, iu gjet cannabis në makinë dhe fara narkotike në banesë

    September 1, 2026

    Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Koncert a cappella në Korçë, Trimor Dhomi magjeps artdashësit për të katërtin vit radhazi
    Vendi

    Koncert a cappella në Korçë, Trimor Dhomi magjeps artdashësit për të katërtin vit radhazi

    December 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të katërtin vit radhazi, dirigjenti i njohur kosovar Trimor Dhomi i ka dhuruar publikut korçar një koncert a cappella, duke sjellë në skenë këngë të njohura jo vetëm nga qyteti i serenatave, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.

    Edhe këtë vit, Dhomi arriti të ndërtojë një kor shumëzërësh të harmonizuar në mënyrë të shkëlqyer, pavarësisht se një pjesë e madhe e interpretuesve ishin amatorë. Performanca u prit me duartrokitje të shumta nga publiku, duke konfirmuar nivelin artistik dhe pasionin që përcillet në çdo interpretim.

    Your browser does not support the video tag.

    Dirigjenti Trimor Dhomi u shpreh se puna me një kor a cappella nuk është aspak e lehtë, por me vullnet, durim dhe dashuri për muzikën gjithçka bëhet e realizueshme. Sipas tij, qasja ndaj muzikës klasike dhe ndërtimi i zërave të dytë, të tretë apo të katërt kërkon përkushtim të madh, sidomos kur bëhet fjalë për kor me 4 apo 5 zëra.

    Nga ana tjetër, drejtoresha e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Zamira Kita, theksoi se aktivitetet kulturore festive do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Ajo bëri me dije se publiku do të ketë mundësi të ndjekë koncerte të tjera si kori i të rinjve, kori “Lira” më 30 dhjetor, si dhe muzikalin “Katedralja” më 28 dhe 29 dhjetor, i cili shënon herën e parë që një muzikal vihet në skenën e këtij teatri.

    Gjatë gjithë muajit dhjetor, Bashkia Korçë ka organizuar një sërë koncertesh dhe aktivitetesh festive në Pazarin e Vjetër, në pedonale dhe në ambientet e teatrit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive për qytetarët, emigrantët dhe vizitorët vendas e të huaj.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vdekja e 37 vjeçares nga Pogradeci, dyshohet për neglizhencë – policia nxjerr deklaratë

    September 1, 2026

    Devoll/ Dy të rinj në pranga për drogë, iu gjet cannabis në makinë dhe fara narkotike në banesë

    September 1, 2026

    Gruri mbetet stok në Maliq, fermerët: “S’ka treg, s’ka çmim, po falimentojmë”

    September 1, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje në drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

    September 1, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë

    Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

    Situatë alarmi në juglindje – Dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit në Maliq

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.