Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ndalohet gjuetia e koranit në Liqenin e Ohrit, për shkak të periudhës së shumimit
    Vendi

    Ndalohet gjuetia e koranit në Liqenin e Ohrit, për shkak të periudhës së shumimit

    December 23, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gjuetia e koranit në Liqenin e Ohrit është ndaluar, pasi kjo periudhë përkon me fazën e shumimit të kësaj specieje të rrallë dhe të mbrojtur.

    Sipas Martin Jaçellarit, përfaqësues i Organizatës së Peshkimit në Pogradec, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit rastet e paligjshmërisë në liqen janë minimizuar ndjeshëm. Nëse gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rrjeta dhe varka peshkimi, këtë vit deri më tani është konstatuar vetëm një rast i gjuetisë së paligjshme.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, ky përmirësim ka ardhur si pasojë e ashpërsimit të kuadrit ligjor dhe masave të shtuara të kontrollit ndaj peshkatarëve që shkelin ndalimin gjatë kësaj periudhe.

    “Në bashkëpunim me Policinë janë marrë masa për ndalimin total të gjuetisë, pasi korani në muajt dhjetor, janar dhe shkurt kryen riprodhimin. Kemi vetëm dy raste të konstatuara dhe ndaj tyre janë marrë masa. Krahasuar me vitet e kaluara, rastet janë sporadike, ndërsa më parë ishin të shumta. Nëse dikush kapet, i sekuestrohen mjetet dhe ndëshkohet me gjobë ose ndiqet penalisht nga 2 deri në 4 milionë lekë.”

    Ndalimi i gjuetisë ka sjellë gjithashtu mungesë të koranit të freskët në treg, përfshirë edhe restorantet.

    “Koran të freskët sot nuk mund të gjesh, pasi gjuetia është e ndaluar. Restorantet gjatë muajit nëntor, që ishte një periudhë e mirë, kanë marrë masat dhe janë furnizuar për festat.”

    Gjatë kësaj periudhe, rreth 70 peshkatarë janë të autorizuar të peshkojnë vetëm për grumbullimin e vezëve të koranit, ndërsa pas këtij procesi, specia ujore lirohet sërish në ujërat e liqenit.

    Gjuetia e koranit mbetet e ndaluar gjatë muajve dhjetor dhe janar.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    TE FUNDIT

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    June 27, 2026

    “Mbroni Lumin Curraj”, Unioni i Currajt të Epërm apel institucioneve: Ndërpriteni menjëherë ndërhyrjen

    June 27, 2026

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Maqedonia dhe Shqipëria firmosin marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare “One Stop”

    June 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ikën Pendali Majko, fillon epoka e “Zegjineve” në Parlament

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë dhe Pogradec, disa raste dhune dhe shkeljesh ligjore

    81 vite nga pushkatimi i Llazar Fundos – busti i tij së shpejti në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.