Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Protestë në Qafëzez: 12 fshatra të izoluar pas shembjes së urës
    Vendi

    Protestë në Qafëzez: 12 fshatra të izoluar pas shembjes së urës

    November 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Banorët e fshatrave të njësisë administrative Çlirim, në bashkinë Kolonjë, kanë protestuar sot në hyrje të urës së fshatit Qafëzez, e cila ka dalë plotësisht jashtë funksionit, duke izoluar banorët dhe duke bllokuar qarkullimin drejt aksit kombëtar Ersekë–Korçë.

    Sipas banorëve, degradimi i urës është një problem i kahershëm, i lënë pas dore prej vitesh, ndërsa shirat e ditëve të fundit e kanë shembur totalisht, duke e bërë të pakalueshme si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.

    Your browser does not support the video tag.

    Banorët shprehen:

    • “Para një jave ra një shi i papare, uji erdhi me vrull dhe ura u bastardua. Ka 4 vite që nuk është vënë dorë. Të 12 fshatrat e ish-komunës Çlirim janë të izoluara.”
    • “Kjo urë ka shumë kohë kështu. Duhej riparuar nga bashkia, por për shkak të mungesës së punimeve, ra.”
    • “Me makinë s’kalohet fare, edhe në këmbë mezi kalojmë. Jemi me blegtori e me barrë në krah.”
    • “Kemi 10 ditë me frikë. Mallrat nuk i lëvizim dot, rruga është e bllokuar.”
    • “Ka 25 fshatra të bllokuar, njerëzit nuk kalojnë dot. Nusja ime iku me djalin nga Psar i Zi.”

    I kontaktuar nga media, nënprefekti i Kolonjës, Adriatik Braçe, bëri me dije se është përgatitur një projekt inxhinierik që do të sjellë një zgjidhje përfundimtare të problemit. Sipas tij, deri në realizimin e këtij projekti nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së një ure të tipit Bel nga Forcat e Armatosura, për të rikthyer lëvizjen e banorëve.

    Ura e Qafëzezit është pika kryesore lidhëse për 12 fshatra të njësisë Çlirim me qendrën administrative, duke e kthyer situatën aktuale në një emergjencë infrastrukturore për banorët e zonës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

    Qentë endacakë në Korçë, Bashkia zgjidh problemin dhjetëravjecar

    Historia e arratisjes në 1975/ Familja me 16 anëtarë kalon liqenin e Ohrit, kur vetë Enver Hoxha ndodhej në Pogradec, rojet nuk donin të prishin gjumin e diktatorit me projektorët e fortë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.