Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Maliq, kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

    September 27, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026

    Maliq, shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari dërgohet në spital

    September 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali
    Vendi

    Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

    November 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët.

    Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

    Your browser does not support the video tag.

    Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.

    “Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

    Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. 

    Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”

    Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Maliq, kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

    September 27, 2026

    Maliq, shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari dërgohet në spital

    September 27, 2026

    Aksident tragjik në Maliq/ Humb frenat e makinës dhe përfundon poshtë, humb jetën 44-vjeçari

    September 27, 2026

    Trafikantët përplasin makinat e policisë, braktisën në Lozhan 15 emigrantë

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Maliq, kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

    September 27, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026

    Maliq, shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari dërgohet në spital

    September 27, 2026

    Aksident tragjik në Maliq/ Humb frenat e makinës dhe përfundon poshtë, humb jetën 44-vjeçari

    September 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Autori postonte në TikTok foto me armë, jepte mesazhe – ja detajet e vrasjes në Pirg

    15 vite nëpër gjykata, prona 100-vjeçare dhe lufta e familjes Terezi për të drejtën e saj

    Liceu Francez, historia e shkolles se famshme dhe fati i ish-nënësve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.