Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » A e dini se Benito Musolini (Duçe) ka qëndruar në Zëmçë të Mokrës?
    Vendi

    A e dini se Benito Musolini (Duçe) ka qëndruar në Zëmçë të Mokrës?

    September 28, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Zëmça është një fshat i vogël në zonën ë Mokrës, por që në vetvete mbart ngjarje dhe histori interesante. Ky fshat historinë e tij e ka të hershme, pasi aty janë gjetur edhe gjurmë të një kalaje. Në fakt shumë pak është zbuluar nga kjo kala historia e së cilës ende fle nën tokë dhe pret ekspeditat arkeologjike për të nxjerrë në dritë më shumë histori rreth saj.

    Tona

    Kalaja e Zëmçës ndodhet përballë Slabinjës, në bregun tjetër të Shkumbinit.

    Është një kala muri rrethues i së cilës përbëhet prej gurësh të vegjël që lidheshin me llaç me njëri-tjetrin. Për shkak të rrafshimit pothuajse të plotë të murit nuk mund të ndiqet planimetria e kalasë megjithatë, falë asaj pak qeramike të gjetur në sipërfaqe mund të përcaktohet datimi, i cili i takon periudhës së Antikitetit të vonë.

    Ka gjasa që kalaja e Zëmçës është ndërtuar njëkohësisht me atë të Slabinjës në kuadër të fortifikimit të pikave më strategjike mbrojtëse në territorin e Perandorisë Bizantine, e cila po sulmohej prej fiseve barbare në këtë periudhë.

    Nga ana tjetër, Zëmça përmendet edhe në librin “Shqipëria 1927” shkruar nga statisticieni Teki Selenica, ku sipas të dhënave kishte 90 banorë.

    Gjatë periudhës së komunizmit, kishte një popullsi rreth 300 banorë dhe pas viteve ’90 pati mjaft lëvizje migratore, sot aktualisht jetojnë 4 familje.

    Por një tjetër ngjarje lidhet me këtë fshat, ngjarje e cila nga banorët dhe fshatrat përreth cilësohej si gojëdhënë dhe jo shumë e besueshme, bëhet fjalë për një vizitë të Benito Musolinit, ose Duçes në zonën e Mokrës dhe Pogradecit gjatë luftës italo-greke dhe se si një nga ndalesat e Duçes ishte në Zëmçë.

     

    Vizita apo qëndrimi i Benito Musolinit në Mokër sigurisht që bëri jehonë të madhe, banorët tregonin vit pas viti për të, shumë e cilësonin gojëdhënë diçka të tillë, edhe pse lufta në atë zonë kishte ndodhur dhe ishte e prekshme, por shumë pak besonin se ishte Benito Musolini, është folur që mund të ishte edhe sozi e tij.

    Reshat Isallari na tregon se si ushtarët italianë zgjodhën shtëpinë e babait të tij për të qëndruar, një banesë dykatëshe, me ndërtim karakteristik me gurë. Më tej, ai thotë se në të jetonin tre familje të cilat qenë të detyruara të largoheshin për disa ditë, ndërsa thotë se ushtarët italianë e kanë rregulluar dhomën e Duçes në mënyrë perfekte.

    Një tjetër fakt i pakoktestueshëm i vizitës së Duçes janë edhe fotot e gjetura nga studiuesi i historisë Ledian Zeqollari, ai ka mundur të sigurojë fotot origjinale të vizitës së Duçes në Zëmçë gjatë periudhës që ky i fundit vizitonte vijën e fronit italo-grek. Fotot sipas Zeqollarit kanë edhe mbishkrimet origjinale. Kjo është një tjetër ngjarje e cila i jep një rëndësi të veçantë zonës së Mokrës, histori, ngjarje dhe destinacione të cilat tashmë janë më të lehta për tu prekur, parë e mësuar nga vizitorët falë edhe rrugës së re që kalon përmes Mokrës dhe shumë pranë fshatrave.

    ●Benito Musolini në fshatin Zëmçë

    Në fillim të muajit mars të vitit 1941 kryeministri i qeverisë fashiste, Benito Musolini (Duçe) vizitoi vijën e frontit italo-grek në Shqipëri. Qëllimi kryesor i vizitës ishte për tu dhënë kurajo ushtarëve italianë, pasi situata në front ishte mjaft e vështirë dhe ushtria italiane e demoralizuar po pësonte shumë humbje. Një nga vizitat e tij ishte edhe ajo në zonën e Mokrës, ne sektorin e Kalivaçit dhe Dunicës. Benito Musolini mbërriti më 18 mars të vitit 1941 në fshatin Zëmçë, aty ku ishte vendosur Divizioni i Këmbësorisë “Forli”, i shoqëruar nga gjenerali italian Giunio Ruggiero. Zëmça ishte përzgjedhur si prapavija e sigurt e frontit, në një distancë prej 10 km larg luftimeve dhe në afërsi të spitalit fushor i cili ndodhej në fshatin Proptisht. I futur mes kodrave të Mokrës, ky ishte fshati ku ushtria italiane do të ishte më e mbrojtur duke mos u ekspozuar ndaj sulmeve të ushtrisë greke. Luftimet askohe në zonën e Kalivaçit dhe Dunicës u zhvilluan mjaft të ashpra. Në librin “Ushtria dhe korparmatat e saj Vol. III” publikuar nga Biblioteka Ushtarake në Romë në vitin 1979, për luftimet në këtë zonë shkruhet:

    “Me marrjen e urdhërave në këtë drejtim, Divizioni (Forli) transferohet në Shqipëri në ditët e para të shkurtit dhe duke filluar nga 12 shkurti është në linjë në frontin greko-shqiptar në sektorin Kalivaç-Dunicë, në zonat e Luginës së Shkumbinit. Më 20 shkurt, divizioni mori pjesë në një betejë të tensionuar kundër frontit greko-shqiptar. Sulmet e dhunshme u kryen kundër bastioneve të Malit Kozic dhe në Luginën e Kalivaçit.”

    Ndërsa mjeku ushtarak Pierluigi Zamperin (1912-2003), i cili shërbeu në Shqipëri gjatë Luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941, në kujtimet e veta shkruante:

    “Në rrëzë të Kozicit, qëndrojnë si një “Panettone Motta” (Panetone është një lloj ëmbëlsire italiane) grupe kryqesh midis kreshtave shkëmbore, pikërisht aty ku operonte “Divizioni Forli”, dhe aty pranë “Divizioni i Venecias” dhe më gjerë Divizioni “Alpin” dhe “Tridentine”. Është e natyrshme që jo të gjithë të rënët ishin dekompozuar. Me shkrirjen, ata që kanë mbetur në dimër nën dëborë, dilnin pothuajse të paprekur, të djegur. Çfarë pamjeje, o Zot i madh!”

    Të gjitha këto lideri fashist Benito Musolini i pa nga afër, dhe pas kthimit në Itali më 21 mars 1941 kërkoi ndihmë nga gjermanët për të zmbrapsur ushtrinë greke. Sulmi i gjermanëve ndaj Greqisë solli edhe përfundimin e Luftës Italo-Greke në prill të vitit 1941.

    Në figurë) Benito Musolini në fshatin Zëmçë i shoqëruar nga ushtarakët madhorë italianë, si dhe një hartë e Institutit Gjeografik Ushtarak e publikuar në Itali në vitin 1939 ku dallohet fshati Zëmçë (Somçë).

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

    Arrestohet 20 vjeçari në Korçë – deklarata e ditës nga policia

    Apel për Mjedisin: Banorët dhe ARRSH në Luftë kundër Ndotjes së Rrugëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.