Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lidhja me Ergys Agasin – Kush është Sokol Meqemeja, biznesmeni i sektorit të mishit që del në përgjime

    September 22, 2026

    Avokati Arben Llangozi rikthen video-denoncimin: Agasi në kërkim udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit

    September 22, 2026

    Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

    September 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bullgarët investojnë në Pustec, 1 milion euro për 5 vite
    Vendi

    Bullgarët investojnë në Pustec, 1 milion euro për 5 vite

    September 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Fondacioni Kujtesа Bullgare dhuroi ndriçim të ri rrugor për 4 fshatra në bashkinë e Pustecit, Shqipëri
    Në zbatim të prioriteteve të tij programore për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, socializim dhe perspektivë evropiane për të rinjtë, si dhe për mbështetjen e komuniteteve në diasporën historike bullgare, Fondacioni Kujtesa Bullgare e kryesuar nga dr. Milen Vrabevski, realizuan një projekt tjetër me rëndësi në bashkinë e Pustecit, Shqipëri.

    Me kërkesë të kryetarit të Pustecit, z. Pali Kolefski fondacioni financoi një projekt për ndërimin e ndriçimit rrugor në pesë vendbanime të bashkisë – fshatrat Zatoshke, Gollomboç, Gorice e Madhe dhe Gorice e Mesme. Në kuadër të donacionit u siguruan 100 llamba të reja rrugore, të cilat do të garantojnë më shumë siguri dhe komoditet për banorët vendas.

    Your browser does not support the video tag.

    Dorëzimi simbolik i donacionit u zhvillua në fshatin Zaroshkë në prani të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, shkëlqesia e tij Ivailo Kirov, kryetarit të bashkisë së Pustecit z. Kolefski, nënkryetarit Jani Nikolla dhe përfaqësuesve të Fondacionit Kujtesa Bullgare.
    “Ne jemi të qëndrueshëm në misionin tonë në Prespë të Vogël dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë zhvillimin e rajonit, duke krijuar një mjedis më të mirë jetese. Me këtë donacion jo vetëm që zëvendësuam ndriçimin e vjetër dhe në disa vende jofunksional, por gjithashtu siguruam një numër të mjaftueshëm llampash të reja, në mënyrë që tashmë të gjitha rrugët të jenë të ndriçuara. Ne besojmë se përmirësimi i infrastrukturës nuk është vetëm një investim në sigurinë dhe komoditetin e njerëzve, por edhe një hap i rëndësishëm për të mbajtur të rinjtë këtu. Për ne është kënaqësi të punojmë së bashku me pushtetin vendor dhe banorët e Pustecit“, komentoi ekipi i Fondacionit Kujtesa Bullgare.

    Ky është donacioni i radhës i madh I dhuruar nga fondacioni për banorët e Pustecit. Gjatë viteve të fundit fondacioni ka blerë për bashkinë një makinë zjarrfikëse, një autoambulancë dhe një automjet të përshtatshëm për terrene të vështira, ka pajisur godinën e re të bashkisë me mobilim, kompjuterë dhe fotokopjues për mbi 40 punonjës, ka dhuruar një ambulancë portative pajisur për banorët e fshatit Gollomboç , ka financuar riparimin e ujësjellësit në fshatin Tuminicë duke rikthyer furnizimin 24-orësh me ujë për disa fshatra e të tjera.

    Përveç përmirësimeve infrastrukturore, Fondacioni investon edhe në shëndetin e banorëve vendas, duke organizuar për të tretin vit radhazi ekzaminime falas për banorët e zonës së Prespës së Vogël. Këtë vit ata do të vizitohen nga specialistë bullgarë.
    Përveç përmirësimeve infrastrukturore, Fondacioni investon edhe në shëndetin e banorëve vendas, duke organizuar për të tretin vit radhazi në 9 fusha të ndryshme mjekësore – kardiologji, sëmundje të brendshme, reumatologji, endokrinologji, neurologji, oftalmologji, mamologji, urologji, ORL dhe dermatologji. Ekzaminimet do të zhvillohen në periudhën 26–28 shtator dhe 24–26 tetor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lidhja me Ergys Agasin – Kush është Sokol Meqemeja, biznesmeni i sektorit të mishit që del në përgjime

    September 22, 2026

    Avokati Arben Llangozi rikthen video-denoncimin: Agasi në kërkim udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit

    September 22, 2026

    Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

    September 22, 2026

    A e dini çfarë kuptimi ka shkrimi në përkrenaren e Skënderbeut?

    September 22, 2026
    TE FUNDIT

    Lidhja me Ergys Agasin – Kush është Sokol Meqemeja, biznesmeni i sektorit të mishit që del në përgjime

    September 22, 2026

    Avokati Arben Llangozi rikthen video-denoncimin: Agasi në kërkim udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit

    September 22, 2026

    Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

    September 22, 2026

    A e dini çfarë kuptimi ka shkrimi në përkrenaren e Skënderbeut?

    September 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tragjedi në aksin Pogradec-Lin/ Një viktimë dhe tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve

    E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

    Rriten rastet e problemeve të lëkurës në Korçë gjatë verës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.