Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të premten/Inagurohet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë nga Rama
    Vendi

    Të premten/Inagurohet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë nga Rama

    September 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Të premten, në orën 11:00, do të inagurohet zyrtarisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të vendit.

    Në ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, përfshirë edhe zyrtarë lokalë nga Pogradeci, Korça, Maliqi etj

    Your browser does not support the video tag.

    Ky aks rrugor i kategorisë C ka një gjatësi prej 43 kilometrash dhe tashmë është asfaltuar i gjithi. Punimet kanë zgjatur mbi 12 vite, kjo për shkak të vështirësive të projektit dhe terrenit të rrëshqitshëm, ndërsa kostoja e investimit, e mbuluar nga Banka Islamike, ka arritur në rreth 273 milionë euro.

    Rruga pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën nga juglindja drejt Tiranës dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës së Mokrës, e cila historikisht ka qenë e izoluar dhe pa lidhje rrugore me standarde bashkëkohore.

    Ky aks përshkon Mokrën e Poshtme dhe të Sipërme, duke ofruar akses më të lehtë drejt monumenteve të kulturës dhe natyrës si:

    ●Ura e Golikut e shekullit XVII

    ●Varret Ilire të Selcës mbi 2500 vjeçare

    ●Ura e Terziut
    ●Bishnica dhe liqenet akullnajore të Lukovës.
    ●Kalanë e Zëmçës
    ●Mullarët e Gurtë (Gurët e Nuses)
    ●Malin e Kozicit
    ●Shën Marenën etj

    Gjithashtu, rruga kalon pranë fshatrave karakteristike si Zëmça, Pleshishti, Trebinja e Potkozhani, të njohura për shtëpitë prej guri dhe traditat e tyre.

    Në përfundim të segmentit, udhëtarëve u shfaqet panorama e Pogradecit, liqenit dhe fushës së Starovës, duke e bërë këtë aks jo vetëm një investim strategjik për zhvillimin ekonomik e turistik, por edhe një urë të re lidhjeje mes komuniteteve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dëfrim Methasani/Tradita e Vjetër e Pushimeve Familjare në Pogradec

    Festivali i Miqësisë Greko-Shqiptare rikthen serenatat në Korçë, bashkon artistë nga të dy vendet

    Pustec, fillon numërimi – Partia Socialiste në avantazh të ndjeshëm

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.