Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Protestë nga bizneset e pedonales, kërkojnë shtyrjen e afatit
    Vendi

    Protestë nga bizneset e pedonales, kërkojnë shtyrjen e afatit

    July 31, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një pjesë e bizneseve që operojnë në pedonalen e qytetit të Korçës për dy orë nuk kanë ofruar shërbim ndaj klientëve, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë filluar çmontimin e strukturave metalike të cilat sipas bashkisë së qytetit cenojnë hapësirën publike

    Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve që kanë bizneset e tyre në pedonale të cilët kërkojnë shtyrjen e afatit të prishjes së strukturave metalike të biznesit të tyre, pasi sipas tyre, gjatë kësaj periudhe fluksi i turistëve pritet të jetë më i madh. 

    Your browser does not support the video tag.

    “Kjo protestë sot është për sensibilizimin e bashkisë për shtyrjen e afatit për të bërë gati për të ndërruar ambientin. Bashkia duhet të na japë projekt tjetër që ne të veprojmë. Ky është fluksi i punës, ka turistë, kemi rezervime, dhe duam tw na jepet një kohë, të paktën muaji Gusht dhe ne te bëjmë ndryshimin e ambientit ”

    ” Projekti na u prezantua brenda një dite. Duke parë kohën aq të shkurtër, në këtë afat nuk bën dot asgjë. Duhet një plan biznesi, nqs e bëjnë brenda ditës nuk është e njëjta situatë
    Duam shtyrjen e afatit, është kulmi i sezonit, festa e birrës është para do duket shesh lufte. Një çadër kërkon kohën e saj, do jetë atraksion me I keq për Korçën ”

    ” Mbajmë familjen, është aktiviteti jonë prej vitesh nuk na vlerësojnë, nuk duan ta shtyjnë afatin për sezonin, jemi shumë biznese që duam të ngrihemi e diskutojmë. Të ndryshohet diçka. E gjithë zona është e vdekur, do jetë këmbësore, do ikin shtëpi.”

    Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo tha se në takimi që ka patur me grupet e interesit që operojnë në pedonale u ka kërkuar të respektojnë afatin deri në datën 2 Gusht për heqjen e lokaleve të krijuara, pedanave, tendave dhe pjesëve dekorative nderkohe që ka rënë dakord që të bëhet shtyrja e afatit të çadrave deri në datën 17 Gusht. Pas kësaj date, Filo ka bërë me dije se bashkia ka gati projektin e unifikimit për bizneset në pedonale

    “Bashkia e Korçës ka filluar aksionin për lirimin e sistemimin e hapësirsve publike. Aspekti I parë është mobilimin urban, që do jenë vetëm çadra, tavolina karrige dhe duke hequr gjithë elementët e tjerë, pedanat, vazot etj. Ndërkohë elementi i dytë është madhësia e hapësirës publike. Shqetësimi ka qenë që nuk arrijnë dot të prodhojnë çadra në kohë dhe u është dhënë afat deri në 17 Gusht por ndërkohë u është kërkuar të heqin elementët e tjerë. ”

    Vetëm në pedonale ushtrojnë aktivitetin e tyre më shumë se 17 bare, restorante dhe kafeteri

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    biznese Korçë Proteste
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026

    Kolonja përkujton 5 Majin, homazhe dhe nderime për Dëshmorët e Atdheut

    May 5, 2026
    TE FUNDIT

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

    Java Kulturore Franceze sjell një edicion të veçantë në Korçë, nga data 14 deri më 24 qershor!

    Dy korçarët vranë në Greqi, Prokuroria mbyll hetimet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.