Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rikthehen në detyrë 3 policët e Kapshticës – Apeli i jep fund pezullimit, pas arrestimit të cilësuar të paligjshëm
    Vendi

    Rikthehen në detyrë 3 policët e Kapshticës – Apeli i jep fund pezullimit, pas arrestimit të cilësuar të paligjshëm

    July 22, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Tiranë/Korçë – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur sot (22 korrik 2025) rikthimin në detyrë të tre efektivëve të Policisë Kufitare të Kapshticës, të pezulluar pas operacionit antidrogë të zhvilluar më 7 qershor.

    Bëhet fjalë për nënkomisarin Ylli Dushku, si dhe inspektorët Denion Myteberi dhe Lirim Hymetllari, të cilët u arrestuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën dyshimin e “shpërdorimit të detyrës” në rastin e kapjes së 6 kilogramëve heroinë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

    Your browser does not support the video tag.

    Pak ditë pas arrestimit, Gjykata e Korçës e cilësoi të paligjshëm ndalimin e tyre, duke i liruar nga masa e arrestit. Megjithatë, pezullimi nga detyra mbeti në fuqi deri në këtë të martë, kur Apeli vendosi të rrëzojë edhe këtë masë, duke e cilësuar gjithashtu të paligjshme.

    Dy gjykata japin të drejtë punonjësve të policisë

    Vendimi i sotëm i Apelit e mbyll përfundimisht këtë kapitull për tre efektivët, të cilët gjatë gjithë kohës kanë deklaruar se nuk kanë patur asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe se janë goditur padrejtësisht gjatë ushtrimit të detyrës.

    Burime pranë avokatëve mbrojtës thanë se:
    “Vendimi i Apelit është një konfirmim i asaj që ne kemi deklaruar që në fillim: arrestimi dhe pezullimi i tyre ishin të pabazuara në prova. Kjo është një fitore për drejtësinë dhe për të gjithë punonjësit që kryejnë detyrën me ndershmëri.”

    Një rast që ngjalli debat dhe dyshime për tendencë

    Ky rast ngjalli jo pak debat në radhët e Policisë së Shtetit dhe në opinionin publik, sidomos për mënyrën sesi ndërhyri Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në kohën kur hetimet duhet të jenë të qeta, të bazuara në prova dhe të balancuara me dinjitetin e punonjësve të rendit, AMP preferoi të veprojë me bujë dhe shoqërime demonstrative.

    Në fund, dy gjykata hodhën poshtë akuzat dhe masat ndaj policëve të Kapshticës, duke nxjerrë në pah një problem që po shfaqet shpesh: mbikëqyrja e policisë nuk mund të kthehet në persekutim të punonjësve të ndershëm të uniformës blu.

    Organe si AMP duhet të jenë kujdestarë të ligjit, jo shkelës të tij. Arrestime pa prova dhe masa të nxituara rrezikojnë jo vetëm jetën profesionale të efektivëve, por edhe besimin te institucionet.

    Shkrim nga Bufiurte.al

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mirëmbahet nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”/ Rrëshqitja e tokës çan asfaltin në Gjinar, rruga drejt fshatit turistik në rrezik, banorët kërkojnë ndërhyrje

    Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë – FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin

    “Këpusim zinxhirët – ndërtojmë të ardhmen” / aktivitet i rëndësishëm nga Universiteti i Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.