Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang grushtat mes njëri-tjetrit!
    Vendi

    Emrat/ Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang grushtat mes njëri-tjetrit!

    July 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit. Në momentet më kritike, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.

    Tensioni ishte aq i lartë, sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar. Por në këtë moment kritik, ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike.  Por drama nuk mbaron këtu. Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma.

    Your browser does not support the video tag.

    E prerë dhe e revoltuar, ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit. Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm. “Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku, ndërsa të gjithë ishin në heshtje. Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin. Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si “ditë turpi për kabinetin” dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror.

    Madje ngjarja i ka shtuar tensionet brenda qeverisë dhe ka rritur spekulimet për një riformatim të mundshëm ministror që pritet në muajt e ardhshëm. Zyrtarisht, Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident, por burime konfidenciale flasin për një zemërim të thellë të Ramës. Megjithatë të gjitha sytë tani janë te lëvizjet e radhës në qeveri, ndërsa pyetja që shtrohet është: a do ta përballojë kjo mazhorancë presionin e shpërthimeve të brendshme?

    Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Socialiste siguroi 83 mandate në Parlamentin e ri që nis punimet në shtator, Kryeministri Edi Rama ka nisur menjëherë një sërë veprimesh të forta politike dhe administrative. Pavarësisht prurjeve të reja, shumë prej të cilëve emra të panjohur dhe pa eksperiencë parlamentare, Rama ka tani hapësirën për të ndërtuar një ekip qeveritar sipas vizionit të tij, pa pasur nevojën për të ruajtur balanca të brendshme në PS.

    Pas zgjedhjeve, ai ndërmori një tur nëpër bashki, me synimin për të larguar figurat që konsideroheshin pengesë për integrimin europian. Brenda pak ditësh, një numër i madh administratorësh vendorë, nënkryetarë bashkish dhe drejtorë lokalë dhanë dorëheqje në heshtje, përballë ultimatumit të Ramës. Në vijim, ai nisi edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike, duke filluar me Thethin, ku u shembën rreth 100 ndërtime të konsideruara të paligjshme. Tani vëmendja e Kryeministrit është përqendruar te kabineti qeveritar. Një mbledhje e rëndësishme mësohet se do të mbahet më 24-25 korrik me ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e agjencive qendrore, përfshirë Tatimet dhe Doganat. Secili do të raportojë mbi rezultatet dhe objektivat, në një proces vlerësimi të ngjashëm me ato të viteve të kaluara. Por, ndryshe nga vitet e fundit, kjo mbledhje mund të jetë vendimtare për fatin politik të disa ministrave.

    Nga deklaratat e Ramës, është e qartë se një pjesë e drejtuesve të agjencive, dhe ndoshta edhe disa ministra, mund të pësojnë të njëjtin fat si zyrtarët vendorë. Vendimet për qeverinë e re pritet të zbulohen në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sidoqoftë deri atëherë, Rama duket se po mban në tension kabinetin aktual, duke lënë të kuptohet se vazhdimësia e tyre në detyrë do të varet nga performanca konkrete.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Grushta Ministra Sherr
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026

    Procedime penale në Pogradec, Devoll dhe Korçë

    March 12, 2026
    TE FUNDIT

    Ersekë – Dita e Verës festohet për të shtatin vit radhazi me tradita dhe gatime kolonjare

    March 14, 2026

    Hetim për ‘Shpërdorim detyre’ në Spitalin Rajonal Korçë për shërbimin e ushqimit të pacientëve

    March 13, 2026

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 13, 2026

    Më shumë se 50 artistë pjesë e ekspozitës “Pranvera” në Korçë

    March 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Donika Tele, njeriu që i dhuroi jetën gazetarisë lokale

    Korçë – Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

    Fryma e festave të fundvitit në IEVP Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.