Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ngjarjet e fundit në qarkun Korçë – Arrestime, kallëzime për vjedhje dhe një rast i dyshuar vdekjeje natyrale
    Vendi

    Ngjarjet e fundit në qarkun Korçë – Arrestime, kallëzime për vjedhje dhe një rast i dyshuar vdekjeje natyrale

    June 18, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

    Your browser does not support the video tag.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

    N. F., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet të dyshuar të vjedhur. Gjatë kontrollit iu gjet një çantë me vegla pune, gjithashtu e dyshuar e vjedhur;

    E. K., 39 vjeç, banues në Leshnicë, Pogadec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

    -referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen R. M., 37 vjeçe, banuese në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale ”Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

    Në Komisariatin e Policisë Korçë janë paraqitur:
    -shtetasja O. B., 25 vjeçe, e cila ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e saj, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;
    -shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Korçë, se shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur pllakat e një varri, te varrezat e reja të qytetit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. Ç., 41 vjeç, banues në Gurishtë, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin që e kishte lënë të hapur, në afërsi të banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

    Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestime Kallëze qarku Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    March 2, 2026

    Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam bërë faje kur isha 20 vjeç, duhet të isha…

    March 2, 2026
    TE FUNDIT

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    March 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ersekë – kapet me kanabis, procedohet 35-vjeçari

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    Adèle, vajza fatkeqe e Victor Hugo, anatomia e një dashurie që u shndërrua në mallkim

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.