Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Prespë/Kisha e Engjëjve, thesari i fshehur që duhet vizituar
    Vendi

    Prespë/Kisha e Engjëjve, thesari i fshehur që duhet vizituar

    June 17, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kisha eremite e Engjëjve është një tjetër thesar i liqenit të Prespës. Për të vizituar këtë kishë e vetmja rrugë është ajo përmes liqenit me varkë.

    Udhëtimi drejt kësaj kishe është i mrekullueshëm ku përmes liqenit ke mundësi të shijosh peizazhin mahnitës që ky vend ofron e ku natyra gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer ngjyrat e saj.

    Ballkan Desina

    Itinerari drejt kishës nis nga fshati Pustec, një udhëtim me varkë prej 30 minutash ku liqeni të shoqëron me madhështinë dhe ujërat e tij të kristalta.

    Malet dhe brigjet me shkëmbinj të thepisur që rrethojnë këtë liqen te japin ndjesinë e një bukurie të egër e cila pasqyrohet dhe zbutet nën qetësinë e liqenit.

    Gjatë këtij rrugëtim pelikanët kaçurrel të urojnë mirëseardhjen ku duket se të përshëndesin kur bëjnë lojën e tyre lozonjare në ujërat e kristalta të liqenit.

    Teksa i afrohesh bregut të liqenit të Prespës në anën e malit Kallogjer në juglindje të fshatit Pustec shfaqet madhështore kisha eremite e Engjëjve. Gjëja e parë që të bën përshtypje të kjo kishë është pozicioni i saj mjaft i veçantë në të cilin ndërthuret uji, qielli dhe madhështia e besimit.

    Gjithashtu një tjetër e veçantë e kësaj kishe para se ta prekësh nga afër është ikona e Marisë me të birin Jezus e cila me ngjyrat e saj të forta ku dominon e kuqja duket si mrekulli dhe të jep ndjesinë mistike teksa ndriçohet nga rrezet e diellit.

    Kisha e Engjëjve e shekullit të XIV përbëhet nga dy kate, për të arritur drejt ikonave dhe brendësisë së saj të çojnë disa shkallë hekuri.

    Kjo kishë ngjason si një pikturë pasi është në brendësi të shkëmbinjve në liqenin e Prespës dhe pjesa e sipërme e kësaj kishe ku ndodhet dhe ikona e Marisë gjendet në 30 metra lartësi.

    Teksa ngjitesh përmes shkallëve të hekurta për në brendësi të kishës peizazhi përreth duket sikur ka ndalur në kohë e të jep idenë e kohëve më parë kur murgjit përshkonin në këmbë vendet e kultit.

    Në pjesën e poshtme të kishës ndodhet qelia ku kishte jetuar një murg, ndërsa pjesa e sipërme ku ndodhet dhe ikona e Marisë ka në brendësi piktura murale të cilat kanë të gdhendura dhe iniciale nga banorët e zonës që e shohin këtë kishë si vend pelegrinazhi dhe mrekullish.

    Afresket në brendësi të kësaj kishe janë tipike të shek të XIV pra të periudhës bizantine.

    Dritaret e kishës të cilat kanë pamje përballë liqenit janë i vetmi burim drite ku mund të shikosh afresket që ndodhen në brendësi. Kur nis largohesh nga kjo kishë për t’u nisur drejt fshatit Pustec, gjithçka që të mbetet është një ndjesi qetësie dhe paqeje.

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Kisha e Engjejve Prespe
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    TE FUNDIT

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    July 7, 2025

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    Rënie e Numrit të Votuesve në Qarkun e Korçës: Humbin 17.569 Emra në Listat e 2025-ës dhe Një Mandat Deputeti

    Rriten rastet e dhunës në familje në juglindje të vendit

    Skënderbeu lëviz në merkato, kërkohet rikthimi i ish-sulmuesit të Partizanit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.