Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ledjan Zeqollari/Ju tregoj metodën si u ndërtuan Varret Ilire të Selcës
    Vendi

    Ledjan Zeqollari/Ju tregoj metodën si u ndërtuan Varret Ilire të Selcës

    June 17, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Teknika më e hershme për nxjerrjen e gurëve në zonën e Mokrës, Gorës, fshatrave përreth Pogradecit, por jo vetëm.

    Pasi hapej me daltë ose kazmë një kanal përreth një pjese të gurit, siç dallohet në foton e parë, në të futeshin drurë të thatë dhe u hidhej ujë në mënyrë të ngadaltë pothuajse gjatë gjithë natës. Forca e bymimit arrinte ta shkëpuste gurin nga shkëmbi amnor ditën tjetër dhe ta nxirret pothuajse në formën e kërkuar nga gurgdhendësit. Këtë teknikë e shpjegon edhe arkeologu gjerman Leon Ritmayer, pikërisht në shkrimin e tij kur tregon për mënyrën e nxjerrjes dhe prerjes së gurëve në kohën e Herodit, shek I para K. (fig.1):
    “Një gurgdhendës, djathtas, përdor një kazmë për të prerë një kanal në një bllok guri. Ndërkohë një punëtor tjetër, majtas, derdh ujë mbi disa trungje të grumbulluara në kanalin midis dy blloqeve. Uji do të bëjë që druri të bymehet, duke ushtruar presion anësor mbi bllokun dhe duke e ndarë bllokun nga bazamenti me të cilin është ngjitur në fund.”
    Kjo teknikë ka shumë gjasa të jetë përdorur për prerjen e gurëve edhe në Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, shek IV-III para K, ku edhe sot dallohen kanalet e hapura në guroret që ndodhen pranë tyre (figura 2). Në botimin “Qyteti ilir në Selcën e Poshtëme” të Prof. Dr. Neritan Cekës, publikuar në vitin 1972, në faqen 159 shpjegohet pikërisht teknika e prerjes së gurëve, ndër të tjera thuhet: “Punimi i kanaleve është bërë me kazmë, ndërsa shkëputja e gurit me një forcë të jashtme, ndoshta duke përdorur forcën e drurit që bymehet nga lagështia.
    Kjo teknikë përdoret edhe sot shumë rrallë për të nxjerrë gurin e mullirit nga shkëmbi amnor.

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Selce Varret Ilire
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Procedime penale për dhunë në familje në Korçë dhe Devoll

    Rryshfet fermerëve për t’iu dhënë subvencione/ Korçë, 9 punonjës të AZHBR abuzim me detyrën (EMRAT)

    Mësuesi që ndërroi jetë bënte 7 kilometra në këmbë vetëm për dy nxënës, nëna e tij prek me postimin: Na hape një plagë të madhe, ike dhe nuk u ktheve më

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.