Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
    Vendi

    Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

    June 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    “Ishulli i Maligradit është ishulli që do të zbulojmë, me një sipërfaqe prej 5 hektarësh. Është një ndër ishujt më të vegjël në Shqipëri, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, por më interesanti, pasi ka një mozaik vlerash natyrore dhe kulturore”,raporton gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.

    Surpriza e veçantë e Maligradit, që ia shton atij pasurinë, është kjo kishë në rrëzë të shpellës. Duket që në krye të herës, e bukur, mistike. Quhet Kisha e Shën Mërisë dhe daton në shekullin e XIV. Është 656-vjeçare.

    Ballkan Desina

    Në murin ballor të saj shquhet portreti i Qesar Novakut, fisnikut me origjinë nga Maqedonia e Veriut, që pagoi për ndërtimin e kishës, kushtuar bashkëshortes së tij. Ajo ndodhet po ashtu në një pikturë përkrah tij, bashkë me të bijën dhe Shën Mërinë në qendër.

    Në krahun e majtë të saj, në faqet e shkëmbinjve, ruhet një tjetër surprizë historike, e pastudiuar mirëfilli, tepër e veçantë. Janë këto vizatime që i takojnë shekullit të VI pas erës sonë, ende të pazbuluara plotësisht nga arkeologët.

    Turizmi u ka dhënë mundësi banorëve të përshtatin shtëpitë në bujtina e shtëpi pushimi, apo të ndërtojnë sipërmarrje të vogla në fushën e shërbimeve.

    Holandezët janë ata që preferojnë më së shumti turizmin natyror të kësaj zone.

    “Jam në pikën më të lartë të Ishullit të Maligradit dhe nën këmbët e mia ndodhen rrënojat e një vendbanimi që mendohet se ka ekzistuar këtu gjatë shekullit të V-VI pas erës sonë. Ndërsa nga këtu mund të shquajmë territoret e dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thotë gazetarja Anisa Krraba.

    Ishulli i Maligradit ndryshe njihet si Ishulli i Gjarpërinjve, për të cilët specialistët mjedisorë thonë se nuk janë helmues, dhe prania e tyre në ishull reflekton pastërtinë e ujërave.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Ishulli i Maligradit Prespe turist
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Numërohen votat e diasporës për Greqinë, trendi favorizon PS-në

    Nëna nga krahu, babai nga flokët! Vogëlushja në Korçë tërhiqet zvarrë nga prindërit

    Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës! 15 krerë të ngordhur

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.