Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Edison Ypi/Gorari dhe Kali i tij besnik!
    Uncategorized

    Edison Ypi/Gorari dhe Kali i tij besnik!

    June 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ik në shtëpi

    Nga Edison Ypi

    Ballkan Desina

    Po zbrisja nga Guri i Kamjes drejt Beragozhdit.
    Tek ikja tatëpjetë, anës rrugës, një djalë te të tridhjetat ikte teposhtë më këmbë me një çantë në sup.

    Ndala dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me makinë për Pogradec.

    Falenderoi. Erdhi.

    Ishte nga fshati Osnat në perëndim të Gurit të Kamjes, diku mes asaj hapësirës oqeanike me më tepër male se yje në qiell, nja një orë me makinë mbi një rrugë plot me gropa dhe gunga.

    Llaf e muhabet, e pyeta gorarin nga Osnati nëse ishte lodhur duke ardhur nga katundi deri aty.

    Jo, tha, nuk jam lodhur. Nga katundi deri te “Guri Vaporr”, kështu e quajti “Gurin e Kamjes”, erdha mbi kalë. Aty i dhashë urdhër kalit “ik në shtëpi !”, dhe kali iku në shtëpi.

    E pyeta sa i sigurtë ishte që kali e kuptoi çfarë i tha, iku drejt e në shtëpi, nuk e ngatërroi rrugën, nuk u pengua, nuk rrëxua në ndonjë humnerë, apo nuk e vodhi ndonjë hajdut.

    U habit. Dhe disi u ofendua.

    Jo, tha, këto që thua ti nuk ndodhin në anët tona. Kali e kupton çfarë e urdhëron i zoti. Kali nuk e humb kurrë rrugën. Kali nuk rrëxohet në greminë. Kalin nuk e vjedhin. S’ka hajdutë kuajsh në malet e Gorës. Këtu ka rregulla, ka disiplinë. Nuk e di në nahiet e tjera, ama në Gorë Kali merr urdhëra vetëm prej të zotit. Nëse i afrohet dikush tjetër, e godet me shkelm ose e kafshon me dhëmbë.

    Deri në Pogradec bëra gjithatë muhabet me Gorarin.
    Kishte qënë kurbetli në Greqi. Në një manastir në Grebene’. Ndoshta “Qeraxhi në Grebene’ “.

    Ama mendja më mbeti te kali i katundit që e kupton dhe e zbaton urdhërin e të zotit, ikën në shtëpi pa naze, vetëm me një fjalë goje.

    Ti thotë e ëma ose i jati një fëmije qyteti “ik në shtëpi”, fëmija veçse në shtëpi nuk shkon, drejt e në disko ose në kafene.

    Mësuesi apo pedagogu as nuk e ëndërron të ketë mbi nxënësit apo studentat aq autoritet sa të guxojë ti thotë ndonjërit prej tyre “ik në shtëpi”.

    Nëse politikanin tonë elektorati e urdhëron me votë “ik në shtëpi”, politikani ynë me urdhërin e Sovranit Popull për të vajtur në shtëpi, veçse tallet, veçse përdridhet e pështillet edhe më fort pas kolltukut si gjarpëri rrotull qafës së kaprollit, e në shtëpi kurrë nuk shkon.

    Me sa duket më i zgjuari dhe më i disiplinuari ndër ne qënka kali.

    Thuaj shyqyr që më i qytetëruari nuk është derri dhe më i dituri nuk është gomari.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Guri i Kamjes Kali i tij besnik Pogradec
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025

    Triumfi dramatik në derbin ndaj Pogradecit, trajneri Gjoka: Po na ben te vuajme fakti që…

    September 19, 2025
    TE FUNDIT

    Katedralja e Shën Gjergjit – Tempulli i identitetit korçar, i ngritur me sakrifica dhe i shembur nga diktatura

    September 19, 2025

    Korça, qyteti i kitarës, mandolinës, djemve që këndonin poshtë ballkonit, ka çelur per herë të dytë festivalin e serenatës

    September 19, 2025

    Fidel Korçari, nje yll i ri që po shndrit ne akademine e Skënderbeut

    September 19, 2025

    Operacionet e Policisë Korçë: Arrestime për vjedhje, drogë, dhunë dhe mosbindje ndaj Policisë

    September 19, 2025
    EKSKLUZIVE

    Një kujtesë nga e kaluara, si është parë sindroma Down ndër shekuj

    Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

    Arrestohet kosovari për kalim të paligjshëm të kufirit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.