Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani

    May 2, 2026

    Goditet kontrabanda në Kapshticë/ 42-vjeçar nga Korça arrestohet me konfeksione dhe këpucë pa dokumente

    May 1, 2026

    Himarë/ Çelet zyrtarisht sezoni turistik 2026, koncerte dhe aktivitete përgjatë gjithë verës

    May 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shoqëria “sugar daddy”
    Vendi

    Shoqëria “sugar daddy”

    May 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje e mendoja se ishte larg Shqipërisë. Sot mendoj të kundërtën.
    Piva kafen e mëngjesit në fshat, shkova në kishë në Libonik. Pas kishe, takoj në Korçë një shoqe që kisha nja 4-5 vite pa e parë. Ulemi për një kafe të shpejtë.

    Your browser does not support the video tag.

    Ty ka ecur puna mirë, nga të gjithë ne, ke ecur goxha. Bravo – po më thoshte

    Që mos fokusohej biseda tek unë, e pyes se çfarë punë po bënte.

    -Unë punë? Hiç mo. Asgjë

    Si moj asgjë. Ti me Q8 jashtë, gjithë këto rroba të bukura.

    -Kam zënë një plakush mo. Sugar daddy.

    Si me si?

    -Po pra, siç e dëgjove. Sugar daddy. E takoj njëherë në muaj ose dy herë. Ai më bleu makinën, më mori dhe një apartament në Durrës. Normal më jep e lek.

    Nuk po bën shaka?

    -Jo pra. Pse të bëj shaka?

    Po nuk e ke problem këtë stil jetese?

    -Ore problem duhet ta kesh ti qe ngrihesh që në 7 dhe je 24 orë në punë, jo unë. Unë jam rehat.

    Po nuk ke turp kur e thua? Dmth nuk te bezdis fakti që mund të të gjykojnë të tjerët?

    -Po kështu mo është bërë gjysma e Tiranës. Unë kam e 3-4 shoqe të tjera që nuk punojnë, kemi nga një bizesmen për kokë, bëjmë pushime bashkë, dalim.

    Kaq e lehtë është?

    -Mjafton mos e bezdisësh me telefonata, mos bësh foto me të, të përgjigjesh në çdo sekondë kur të telefonon dhe je OK.

    Vazhdoi biseda, ngrihem paguaj kafet dhe kthehem ta takoj

    -Po çne ti me rrogë bre që paguan kafet? Ti je hallexhi, i paguante shoqja jote – ma thotë me ironi “të butë”

    Po bëja një analizë të shkurtër në mendje ndërkohë që po kthehesha në shtëpi.
    Këtu në Shqipëri gjithë shoqëria është sugar daddy! – kështu të paktën gjykoj unë.
    Këtu media promovon Megi Pojanin që aftësia kryesore (jo e vetmja) e saj është trupi bombastik dhe pikërisht Megi paguhet më tepër se një receptioniste, ekonomiste, drejtoreshë, gazetare në terren, infermiere, mjeke.
    Këtu Cllevio, Kozak, tik toksat paguhen më tepër se profesionet. Këtë promovon media shqiptare. Këtë promovojmë në rrjetet sociale. Një i ri influencohet nga këta. Patjetër.

    Kur ne nuk bëjmë hero infermierin, doktorin, politikanin e ndershëm, gazetarin e pashitur – por “sugar daddy – it”, kështu po bëhemi, SHOQËRIA SUGAR DADDY

    (biseda është postuar me leje)

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Shoqëria Sugar daddy
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Goditet kontrabanda në Kapshticë/ 42-vjeçar nga Korça arrestohet me konfeksione dhe këpucë pa dokumente

    May 1, 2026

    Himarë/ Çelet zyrtarisht sezoni turistik 2026, koncerte dhe aktivitete përgjatë gjithë verës

    May 1, 2026

    Maliq/ Çelet sezoni turistik veror në pyllin e Fazaneve, promovohen bukuritë natyrore dhe turizmi malor

    May 1, 2026

    1 MAJI I VËRTETË – GRATË E FSHATIT TIM

    May 1, 2026
    TE FUNDIT

    Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani

    May 2, 2026

    Goditet kontrabanda në Kapshticë/ 42-vjeçar nga Korça arrestohet me konfeksione dhe këpucë pa dokumente

    May 1, 2026

    Himarë/ Çelet zyrtarisht sezoni turistik 2026, koncerte dhe aktivitete përgjatë gjithë verës

    May 1, 2026

    Maliq/ Çelet sezoni turistik veror në pyllin e Fazaneve, promovohen bukuritë natyrore dhe turizmi malor

    May 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dy të plagosur në Pogradec – Aksident i rëndë, ja detajet

    Korçë: Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drogë dhe prishje të qetësisë publike

    Kundërshtim ndaj Policisë Bashkiake, vjedhje dhe konflikte – disa procedime penale në qarkun Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.