Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Akuzohet për perandori droge në Australi, reagon Elvis Pupa
    Bota

    Akuzohet për perandori droge në Australi, reagon Elvis Pupa

    May 24, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Aktori dhe producenti i njohur, Elvis Pupa, ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në media, të cilat pretendojnë për një përfshirje të tij në një çështje të trafikut të drogës në Australi dhe se ndodhet “në arrati”.

    Pupa i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe keqdashëse, duke theksuar se prej më shumë se një muaji ndodhet në Tiranë, ku është i angazhuar me projekte të rregullta profesionale, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Your browser does not support the video tag.

    “Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme,” shkruan Pupa në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale.

    Ai ka sqaruar edhe situatën e bashkëshortes së tij, Belina Pupa, duke thënë se ajo është plotësisht e lirë dhe vijon aktivitetin e saj profesional. Çështja në fjalë, sipas tij, është pjesë e një procesi ligjor në zhvillim, dhe vendimin përfundimtar e jep drejtësia.

    “Fatkeqësisht kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh,” shkruan ndër të tjera Pupa, duke dënuar ashpër spekulimet mediatike.

    Në fund të reagimit, ai falënderon ndjekësit për mbështetjen dhe bën thirrje për qetësi dhe respekt ndaj të vërtetës, duke shtuar se jeta e tij dhe e familjes vazhdon normalisht.

    Reagimi i plotë i Elvis Pupës;

    Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë,

    Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europë.

    Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretim i qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

    Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

    Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.

    Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën.

    Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

    Me respekt,

    Elvis Pupa

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Elvis Pupa reagim Showbiz
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Fotini Allteni Kokeri nderohet në Tampa Bay me çmim të rëndësishëm

    August 30, 2026

    SHBA përgatit anulimin masiv të vizave, mijëra shqiptarë mund të preken nga masa

    August 26, 2026

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    February 24, 2026

    Ministrja Diella “merr rryshfet” në Karnavalet e Vevçanit, në Maqedoninë e Veriut

    January 14, 2026
    TE FUNDIT

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026

    Evis Kushi në Pogradec: Siguria online, shqetësim për nxënësit dhe prindërit

    September 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradeci shkruan histori, shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për femra dhe kompleton tripletën e artë

    Drenova, fshati ku hajdutët nuk kursehen: Banorët denoncojnë valën e vjedhjeve dhe mungesën e arrestimeve

    35 vjeçari tentoi të vriste gjyshin, policia kufitare e Korçës “i tregon vendin”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.