Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku mbeti i plagosur një 39-vjeçar, me inicialet O.V.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 55-vjeçar me inicialet G.G.
Ndërkohë, 39-vjeçari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


