Një person është plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës.
I lënduari është transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të plagosjes dhe identiteti i personit të përfshirë. Priten informacione të mëtejshme lidhur me rastin.


