Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Avni Ponari: Përfituesi më i madh i ligjit të sponsorizimeve do të jetë vetë shteti shqiptar

    November 22, 2026

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/ Ekspozitë me dokumente dhe fotografi të panjohura

    November 22, 2026

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/ Ekspozitë me dokumente dhe fotografi të panjohura
    Vendi

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/ Ekspozitë me dokumente dhe fotografi të panjohura

    November 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për herë të parë, Këshilli i Qarkut Korçë organizoi një aktivitet rajonal kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke rikthyer në vëmendje kontributin e 12 delegatëve nga Qarku i Korçës në Kongresin e Manastirit.

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/

    Your browser does not support the video tag.

    Aktiviteti u shoqërua me një takim me pasardhësit e delegatëve dhe një ekspozitë historike të përgatitur nga studiuesi dhe koleksionisti Niko Kotherja, ku u prezantuan fotografi, botime dhe dokumente historike, disa prej të cilave të panjohura më parë për publikun.

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/

    “Ekspozita trajton profilet e personazheve që kanë qenë pjesë e Kongresit të Manastirit, përmes dokumenteve, botimeve dhe imazheve të tyre.

    Një pjesë e materialeve janë të panjohura, si ato që i përkasin delegatit Mihal Grameno, Leonidha Naçit, doktor i shkencave ekzakte, inxhinierit Akil Eftim, me origjinë nga Drenova, si dhe Adam Shkabës, që vinte nga Stradobërdha.

    E gjithë vëmendja e këtij aktiviteti është fokusuar te kontributi i 12 pjesëtarëve të këtij kongresi të rëndësishëm kombëtar që vinin nga Qarku i Korçës.”

    Materialet e ekspozuara janë mbledhur ndër vite nga koleksione private, por edhe nga burime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/

    Kotherja tregon se një pjesë e dokumenteve është siguruar përmes pasardhësve të delegatëve, të cilët ndër vite janë vendosur në vende të ndryshme, mes tyre edhe në Rumani, duke ruajtur një pjesë të trashëgimisë familjare.

    “Një pjesë e këtij fondi ka qenë pjesë e koleksioneve të mia më të hershme, por që është kanalizuar sot për trajtimin e këtyre personaliteteve.

    Të tjera materiale janë gjetur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, pasi një pjesë e pasardhësve të delegatëve kanë vijuar jetën në shtete të ndryshme, ku kanë krijuar breza të rinj.

    Elementë të ekspozitës janë gjetur edhe në qytetin e Korçës, ku jetojnë pasardhës të këtyre personazheve.”

    Mes familjeve që ruajnë ende kujtime dhe materiale historike është edhe ajo e Mihal Gramenos. Lirika Bicolli, e cila ka lidhje familjare me patriotin, tregon se në familje janë ruajtur libra, fotografi dhe kujtime të përcjella brez pas brezi.

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/

    Ajo sjell edhe një histori të veçantë për trimërinë e nënës së Mihal Gramenos, e cila, sipas rrëfimeve familjare, gjente mënyra për të fshehur armët e të birit dhe të bashkëshortit gjatë kontrolleve të ushtarëve turq.

    “Po, kemi libra, fotografi të xha Mihalit dhe të gjyshit Koço.

    Kujtimet që na ka treguar gjyshi kur ishim të vegjël, tregonte për nënën Linë, mamanë e tyre, që ishte një grua trime dhe shumë patriote.

    Kur vinin turqit që kontrollonin shtëpinë, ajo merrte dërrasën e bukës, shtronte një velenxë dhe hidhte sipër të gjitha armët, duke i mbuluar. U thoshte atyre që vinin për kontroll:

    ‘Vazhdoni ju kontrollin, se unë do të çoj bukën në furrë’. Në këtë mënyrë arrinte t’i nxirrte armët nga shtëpia.”

    Bicolli kujton gjithashtu Mihal Gramenon si një njeri të dashur dhe mikpritës, ndërsa thekson se në familje festat kombëtare, veçanërisht 28 Nëntori, kishin një rëndësi të veçantë.

    Ajo shprehet krenare për trashëgiminë patriotike të familjes dhe për kontributin që paraardhësit e saj kanë dhënë për atdheun.

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/

    “Zakonisht ne i festonim të gjitha festat, për shembull 28 Nëntorin, e kishim festë të madhe dhe nuk na linin as të gatuanim e as të bënim punë.

    I kishim bërë të gjitha një ditë përpara dhe prisnim vetëm njerëz, miq, që vinin për vizita. Ndihemi shumë krenarë që i kemi pasur gjyshin dhe xhaxhallarët.

    Të jesh një njeri që do atdheun, nuk ka më mirë se kaq.

    Atdheu është gjëja më e shtrenjtë që duhet të ketë njeriu dhe duhet të luftojmë, ta mbrojmë e ta mbajmë ashtu siç i takon. Shumë krenare ndihem.”

    Përmes kësaj ekspozite, Korça rikthen në vëmendje kontributin e 12 delegatëve të saj në Kongresin e Manastirit, duke sjellë për publikun dokumente dhe dëshmi që plotësojnë historinë e këtyre figurave. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Avni Ponari: Përfituesi më i madh i ligjit të sponsorizimeve do të jetë vetë shteti shqiptar

    November 22, 2026

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026

    Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët

    November 22, 2026

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026
    TE FUNDIT

    Avni Ponari: Përfituesi më i madh i ligjit të sponsorizimeve do të jetë vetë shteti shqiptar

    November 22, 2026

    Korça kujton 12 delegatët e Kongresit të Manastirit/ Ekspozitë me dokumente dhe fotografi të panjohura

    November 22, 2026

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026

    Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët

    November 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    RENDITJA E KATEGORISË SË PARE/ Skënderbeu ndihet i rrezikuar, çdo gjë e hapur në zonat “play off” dhe “play out”

    Raporti i Bankës Botërore: Në Shqipëri talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

    Ndarja e re territoriale ndez debatet në Korçë, banorët: “Mos shkrini asnjë bashki”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.