Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026

    Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët

    November 22, 2026

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët
    Vendi

    Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët

    November 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuan sot në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku u prezantua sistemi i kontrollit të përbashkët mes dy vendeve.

    Your browser does not support the video tag.

    Mickoski e cilësoi një hap të rëndësishëm për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, ndërsa paralajmëroi se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në pika të tjera kufitare.

    Rama e përmblodhi ndryshimin me një shprehje:

    “Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo, kontrollo. Tani jemi beso, kontrollo. Hapi tjetër është beso, beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu, në rrugëtimin e përbashkët në BE.”

    Kryeministri shqiptar tha se sistemi i ri do t’u shërbejë miliona njerëzve që kalojnë kufirin dhe theksoi rëndësinë e avancimit të Korridorit 8, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

    Mickoski pyetet për himnin shqiptar në Pustec

    Gjatë konferencës, Mickoski u pyet nëse duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për incidentin në Pustec, ku u ngritën pikëpyetje për mosrespektimin e himnit shqiptar.

    Kryeministri maqedonas u përgjigj se himni ishte ekzekutuar dhe se aktiviteti duhej ndjekur deri në fund.

    “Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi”, tha Mickoski.

    Rama: Nuk i tregojmë Maqedonisë çfarë të bëjë

    Rama u pyet edhe për deklaratat e tij lidhur me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

    Ai tha se Shqipëria nuk do të ndërhyjë në vendimmarrjen e Shkupit, ndërsa theksoi mbështetjen e tij për integrimin e vendit në BE.

    “Unë kam qenë në mënyrë të vijueshme një zë, nganjëherë i lartë, në mbështetje të procesit të afrimit dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Asnjëherë nuk do t’ia lejoja vetes që t’i tregoja qeverisë apo popullit maqedonas se çfarë duhet të bëjë”, tha Rama.

    Mickoski, nga ana e tij, deklaroi se marrëdhënia me Ramën është e mirë dhe se disa deklarata janë nxjerrë nga konteksti.

    “Çdo gjë ndërtohet me besim. Një projekt i tillë është Korridori 8, që lidh Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë”, tha ai.

    Përplasje me gazetarin nga Tetova

    Një moment më i tensionuar ishte pyetja e një gazetari nga Tetova, i cili akuzoi Ramën se nuk ka folur për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

    Rama iu përgjigj se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se shqiptarët kanë partitë e tyre politike për t’u përfaqësuar.

    “Ju as më keni parë e as do të më shikoni të bëj fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut”, tha Rama.

    Ai shtoi se nuk duhet të kapërcehet kufiri i ndërhyrjes në çështjet e brendshme të një shteti tjetër.

    Në fund, Rama ironizoi edhe situatën e konferencës, duke thënë për përkthyesen:

    “Kam edhe një ankesë për Hristijanin. Përkthyesen më të mirë e mbajti për vete.”

    Takimi në Qafë Thanë u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa të dy kryeministrat vunë theksin te lehtësimi i lëvizjes në kufi dhe avancimi i Korridorit 8.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026

    Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri

    November 21, 2026

    Lela, nëna shqiptare që luftoi për të birin me epilepsi: “Dua të ndërtoj një qendër për fëmijët ndryshe”

    November 21, 2026
    TE FUNDIT

    “Na kërko falje”, gazetari përballë kryeministrit maqedonas: “Himni u ekzekutua kur aktiviteti kishte përfunduar”

    November 22, 2026

    Rama dhe Mickoski në Qafë Thanë: “Beso, kontrollo”, debat për himnin dhe për shqiptarët

    November 22, 2026

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026

    Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri

    November 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    Sherri i Korçës, shkojnë në gjyq të arrestuarit – ja për çfarë akuzohen

    Maliq, panairi i ëmbëlsirave dhe prodhimeve bujqësore e blegtorale, tradita që rikthehet çdo vit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.