Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026

    Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri

    November 21, 2026

    Lela, nëna shqiptare që luftoi për të birin me epilepsi: “Dua të ndërtoj një qendër për fëmijët ndryshe”

    November 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri
    Vendi

    Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri

    November 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Institucionet në juglindje të vendit kanë nisur përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim përballimin e reshjeve të dëborës, ngricave dhe problematikave që mund të krijohen në qarkullimin rrugor, veçanërisht në zonat malore.

    Your browser does not support the video tag.

    Prefektja e Korçës, Florinda Zegullaj, bën me dije se janë kryer inspektime në terren për të verifikuar gatishmërinë e mjeteve borëpastruese, fadromave, si dhe rezervave të kripës dhe skorjes.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar aksit Qafë Thanë, i cili shtrihet në territorin e dy prefekturave, Korçë dhe Elbasan. Për këtë arsye, është ngritur një mekanizëm i përbashkët koordinimi për të garantuar ndërhyrje të shpejtë në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

    Paralelisht, masa janë marrë edhe për garantimin e shërbimit shëndetësor në zonat e thella. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka siguruar furnizimin me medikamente, ndërsa për familjet që jetojnë në zona me vështirësi në akses do të ofrohet edhe shërbim mjekësor në banesë.

    Për përballimin e sezonit dimëror janë vënë në dispozicion 30 mjete borëpastruese, të cilat do të angazhohen në akset kryesore të juglindjes, si Kapshticë–Qafë Thanë, Korçë–Tri Urat, Korçë–Voskopojë, Korçë–Dardhë dhe Zëmblak–Goricë e Madhe.

    Përgatitjet synojnë garantimin e qarkullimit rrugor dhe shmangien e izolimit të komuniteteve, veçanërisht në zonat malore që gjatë muajve të dimrit përballen më shpesh me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026

    Lela, nëna shqiptare që luftoi për të birin me epilepsi: “Dua të ndërtoj një qendër për fëmijët ndryshe”

    November 21, 2026

    Vargje nga burgu, një mesazh për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe amanetin e të parëve

    November 21, 2026

    Korçë/ Familja Furxhi, mbi 100 vite trashëgimi muzikore, një koleksion i rrallë kitarash dhe mandolinash

    November 21, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë/ 74-vjeçarja kafshohet nga tre qen endacakë, përfundon në spital: Edhe djalin ma kafshuan

    November 21, 2026

    Juglindja përgatitet për dimrin, 30 mjete borëpastruese në gatishmëri

    November 21, 2026

    Lela, nëna shqiptare që luftoi për të birin me epilepsi: “Dua të ndërtoj një qendër për fëmijët ndryshe”

    November 21, 2026

    Vargje nga burgu, një mesazh për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe amanetin e të parëve

    November 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Katër universitete të reja në Shqipëri, Rama zbulon planin: Nga Mjekësia në Fier te Inteligjenca Artificiale në Korçë

    Androniqi Zengo Antoniu, e magjishmja e penelatave të ndezura në pikturën shqiptare

    Zgjedhjet e kaluara në Korçë, PS humbet vota brenda vendit, por fiton terren nga diaspora! PD pëson tkurrje edhe më të fortë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.