Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026

    PD në qarkun e Korçës: nga forca e dytë në 2015, në një parti të tretë në disa bashki

    November 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari
    Vendi

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi ka hyrë në një klinikë dentare dhe ka kërcënuar me thikë pronaren e saj, me qëllim vjedhjen.

    Your browser does not support the video tag.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës. Sipas policisë, shtetasi me inicialet Artur Çina banues në Korçë, ka hyrë në ambientet e klinikës dentare, ku ka shtyrë me forcë pronaren dhe e ka kanosur me një mjet prerës (thikë).

    Më pas, 44-vjeçari ka arritur të marrë një laptop dhe është larguar nga vendngjarja. Pas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

    Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe laptopi i vjedhur.

    Mësohet se 44-vjeçari është person me precedent penal, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026

    PD në qarkun e Korçës: nga forca e dytë në 2015, në një parti të tretë në disa bashki

    November 18, 2026

    Zgjedhjet e kaluara / Sa vota morën partitë e vogla në Korçë? Lapaj forcë e tretë, Qori dhe Shehaj pas tij

    November 18, 2026

    Zgjedhjet e kaluara në Korçë, PS humbet vota brenda vendit, por fiton terren nga diaspora! PD pëson tkurrje edhe më të fortë

    November 18, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë, kërcënoi me thikë stomatologen dhe i vodhi laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari

    November 19, 2026

    PS në qarkun e Korçës: nga dominimi në zgjedhje drejt një vote më të qëndrueshme

    November 18, 2026

    PD në qarkun e Korçës: nga forca e dytë në 2015, në një parti të tretë në disa bashki

    November 18, 2026

    Zgjedhjet e kaluara / Sa vota morën partitë e vogla në Korçë? Lapaj forcë e tretë, Qori dhe Shehaj pas tij

    November 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë – Procedime penale dhe dy raste largimesh nga banesa

    64-vjeçari kallëzon vjedhjen e një pikture pranë banesës së tij

    Reagon policia për ngjarjen e rëndë në Pogradec

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.