Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec, rrëzohet në trotuar pas daljes nga lokali, merr plagë të rënda në kokë

    November 16, 2026

    Bashkitë e Korçës kërkojnë financim për emergjencat civile, në fokus lumenjtë e Pogradecit dhe bonifikimi i Maliqit

    November 16, 2026

    Kapet në Goricë 57-vjeçari i kërkuar nga Austria për vrasje të mbetur në tentativë, dy raste kontrabande në Kapshticë

    November 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bashkitë e Korçës kërkojnë financim për emergjencat civile, në fokus lumenjtë e Pogradecit dhe bonifikimi i Maliqit
    Vendi

    Bashkitë e Korçës kërkojnë financim për emergjencat civile, në fokus lumenjtë e Pogradecit dhe bonifikimi i Maliqit

    November 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Korçë u mblodh këtë të hënë, në një takim ku morën pjesë drejtues të institucioneve përgjegjëse dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

    Your browser does not support the video tag.

    Në fokus të diskutimeve ishin problematikat dhe rreziqet me të cilat përballen bashkitë e qarkut, si dhe nevoja për mbështetje financiare dhe shtim të kapaciteteve për përballimin e situatave emergjente.

    Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, kërkoi financim për rehabilitimin e tre lumenjve të qytetit, duke theksuar se ndërhyrjet janë të domosdoshme për të shmangur përkeqësimin e situatës, veçanërisht gjatë periudhave me reshje intensive. Sipas tij, bashkia ka kryer pastrime me fondet e veta, por nuk ka mundësi financiare për të përballuar koston e plotë të projektit të rehabilitimit.

    Një tjetër problematikë që kërkon ndërhyrje nga qeveria qendrore është rehabilitimi i sistemit të bonifikimit në fushën e Maliqit. Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, bëri me dije se në projektbuxhetin e Ministrisë së Bujqësisë është parashikuar financimi i plotë i këtij projekti, me qëllim zgjidhjen e problemeve të përsëritura me sipërfaqet bujqësore.

    Ndërkohë, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, sqaroi mënyrën e funksionimit të sistemit të reagimit ndaj emergjencave. Sipas tij, fillimisht aktivizohen kapacitetet e pushtetit vendor dhe, në rast se ato shterojnë, angazhohen strukturat në nivel qarku e më pas ato kombëtare.

    Kërkesat e bashkive të Pogradecit dhe Maliqit nxjerrin në pah nevojën për investime dhe mbështetje financiare nga niveli qendror, pasi problematikat e evidentuara tejkalojnë mundësitë buxhetore të pushtetit vendor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec, rrëzohet në trotuar pas daljes nga lokali, merr plagë të rënda në kokë

    November 16, 2026

    Kapet në Goricë 57-vjeçari i kërkuar nga Austria për vrasje të mbetur në tentativë, dy raste kontrabande në Kapshticë

    November 16, 2026

    Festat e nëntorit, Korça drejt prenotimeve 100%, ndryshe situata në Pogradec

    November 16, 2026

    Kapshticë/ Bllokohen dy tentativa për kontrabandë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

    November 16, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec, rrëzohet në trotuar pas daljes nga lokali, merr plagë të rënda në kokë

    November 16, 2026

    Bashkitë e Korçës kërkojnë financim për emergjencat civile, në fokus lumenjtë e Pogradecit dhe bonifikimi i Maliqit

    November 16, 2026

    Kapet në Goricë 57-vjeçari i kërkuar nga Austria për vrasje të mbetur në tentativë, dy raste kontrabande në Kapshticë

    November 16, 2026

    Festat e nëntorit, Korça drejt prenotimeve 100%, ndryshe situata në Pogradec

    November 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Maliq, Këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

    Përfshihet nga flakët, shkrumbohet banesa dykatëshe në Korçë. Detaje

    Zjarri në kufi me Greqinë rrezikon Parkun Natyror të Gërmenjit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.