L
Këshilli Bashkiak i Maliqit është i thirrur ditën e sotme për të diskutuar dhe votuar më pas projektvendimin për draftin e Reformës së Territoriale ka bërë bashkë të majtë e të djathtë të cilët në unanimitet kanë votuar kundër këtij drafti.
Ky votim kundër vjen pas mbledhjes së fundit ku të majtët e braktisën mbledhjen e këshillit me pretendimin sr u nevojitje kohë për tu njohur me këtë draft dhe askokohe nuk pati ansjë vendimmarrje.
Këtë herë duket se të majtët kanë qenë të bindur se diçka e tillë nuk është në favorin e banorëve dhe territorit të bashkisë Maliq dhe kanë ngritur kartonat kundër.
Mesa duket as vetë kryeministri Rama i cili disa javë më parë ishte në Korçë për të diskutuar këtë draft, nuk ka arritur ti bindë të majtët për të votuar pro këtij drafti.
Duhet theksuar se edhe pse jo në përmasat e qyteteve të tjera edhe banorët e Maliqit apo eksponentë të ndryshëm të politikës lokale deri tek prëfaqësues të administratës janë shprehur publikisht kundër kësaj reforme dhe shkrirjes së Maliqit me Korçën, ndërkohë që disa ditë më parë vetë këshilli bashkiak i Korçës e ka votuar pro këtë draft dhe bashkimit me Maliqin.


