Kanë nisur punimet për ndërtimin e Pedonales së Pustecit, një investim i Këshillit të Qarkut Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Pustec.
Projekti pritet të përfundojë brenda pak muajsh, duke krijuar një hapësirë të re funksionale në shërbim të banorëve dhe turistëve që vizitojnë zonën.
Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën publike dhe të kontribuojë në zhvillimin turistik të Pustecit, një zonë me potenciale të shumta natyrore dhe turistike.
Përfaqësues të Këshillit të Qarkut Korçë bëjnë me dije se ky është një nga investimet e nevojshme për zonën, ndërsa synimi është që të vijojnë ndërhyrjet konkrete për të shfrytëzuar potencialin turistik të Pustecit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët.


