Ndryshe nga studentët në Tiranë, ku vijojnë protestat dhe thirrjet për bojkot të procesit mësimor, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë mësimi ka vijuar normalisht këtë mëngjes.
Studentët e pyetur shprehen kundër bojkotit, duke theksuar se preferojnë të vijojnë procesin mësimor. Ata dënojnë aktet e dhunës dhe dëmtimin e ambienteve gjatë protestave, por njëkohësisht nënvizojnë se edhe veprimet e policisë ndaj studentëve duhen vlerësuar me kujdes.
Disa prej tyre shprehen se nuk i mbështesin veprimet e dhunshme, si djegia e ambienteve apo thyerja e xhamave, ndërsa të tjerë pranojnë se nuk kanë informacion të plotë për ngjarjet dhe pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Pavarësisht zhvillimeve në kryeqytet, në universitetin e Korçës studentët kanë zgjedhur të vijojnë mësimin, pa iu bashkuar deri më tani bojkotit.


