Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, një i lënduar
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


