Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS
    Vendi

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Reforma e re territoriale e Partisë Socialiste rrezikon të mos kalojë në Kuvend, pasi brenda vetë grupit parlamentar socialist janë shfaqur kundërshtime ndaj draftit që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

    Your browser does not support the video tag.

    BufiUrtë.al mëson se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, të zhvilluar në fillim të kësaj jave, deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva për shkrirjen e 15 bashkive.

    Në fund të mbledhjes, drafti është hedhur në votim brenda grupit parlamentar dhe, sipas burimeve, Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër.

    “Më bën të shkoj drejt votës kundër”, mësohet të jetë shprehur Erion Braçe gjatë diskutimit.

    Kundërshtimi i dy deputetëve socialistë merr rëndësi për shkak të numrit të votave që nevojiten për miratimin e reformës. Për ndryshimin e hartës territoriale duhen 84 vota në Kuvend.

    Nëse Braçe dhe Sinaj ruajnë të njëjtin qëndrim edhe në seancën plenare, mazhoranca nuk i ka automatikisht votat e mjaftueshme për të kaluar draftin.

    Kjo e vendos reformën territoriale përballë një pikëpyetjeje të madhe: a do të arrijë PS të sigurojë 84 votat, apo drafti për 46 bashki do të dështojë në Kuvend?

    Por kundërshtimi i dy deputetëve ngre edhe një tjetër pikëpyetje politike. A është PS e vendosur realisht ta çojë deri në fund këtë reformë, apo beteja brenda grupit parlamentar është pjesë e një strategjie për të krijuar hapësirë për ndryshimin ose tërheqjen e draftit?

    Nëse nuk sigurohen votat e nevojshme, reforma e shumëdiskutuar territoriale mund të mos miratohet në formën e propozuar nga socialistët.

    46 bashki në letër, por 84 vota që mungojnë në Kuvend. Tashmë gjithçka varet nga vota e deputetëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026

    A do arrestohet kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja?

    October 5, 2026

    Bujqësi më e qëndrueshme në Korçë, fermerët po përdorin plehrues organikë dhe preparate me aminoacide

    October 4, 2026
    TE FUNDIT

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026

    A do arrestohet kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja?

    October 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë | Procedime penale për falsifikim dokumentesh, drogë, armë të ftohta dhe konflikt fizik

    Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

    Dr. Ilir Gusho/Një jetë në shërbim të nënave dhe jetës së re në Pogradec

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.