Derbi i juglindjes rikthehet në fushë. Skënderbeu do të udhëtojë drejt Pogradecit për një ndeshje miqësore ndaj skuadrës vendase.
Takimi është programuar të zhvillohet të shtunën, më 3 tetor, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, me fillim në orën 14:00.
Sfida vjen gjatë ndërprerjes së kampionateve dhe do t’u shërbejë të dyja skuadrave si një test për të ruajtur ritmin dhe për të vlerësuar gjendjen e futbollistëve.
Për Pogradecin, kjo do të jetë ndeshja e dytë brenda javës, ndërsa pas miqësores të dy ekipet do t’i rikthehen angazhimeve zyrtare në Kupën e Shqipërisë dhe kampionat.


