Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mitropoliti i Korçës, Anastasi: një rrugëtim besimi, përkushtimi dhe përgjegjësie në shërbim të Kishës
    Vendi

    Mitropoliti i Korçës, Anastasi: një rrugëtim besimi, përkushtimi dhe përgjegjësie në shërbim të Kishës

    September 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga kontributi në arsimin dhe administrimin kishtar, te bashkëpunimi pranë Kryepiskopit të lumur Anastas dhe përgjegjësia baritore në krye të Mitropolisë së Korçës.

    Më 27 shtator 2026 mbushet një vit nga fronëzimi i Hirësisë së Tij, Imzot Anastasit, si Mitropolit i Korçës. Fronëzimi në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në praninë e Kryepiskopit Joan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe besimtarëve të shumtë, shënoi nisjen e një kapitulli të ri në shërbesën e tij kishtare në zonën e Korçës.

    Your browser does not support the video tag.

    Mitropoliti Anastas lindi më 6 gusht 1979 në Vlorë. Pas shkollimit në vendlindje, ndoqi studime për gjuhën greke në Universitetin e Athinës dhe më pas për Administrim Biznesi në Universitetin “Ismail Qemali”. Përpara përkushtimit të plotë ndaj shërbesës kishtare, punoi në sektorin bankar, duke mbajtur edhe përgjegjësi drejtuese. Paralelisht, ishte i angazhuar në jetën e Kishës, si anëtar i Këshillit Kleriko-Laik gjatë viteve 2006–2014 dhe bashkëpunëtor i afërt i Mitropolitit të lumur të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Ignatit.

    Në vitin 2017 nisi studimet teologjike në Akademinë “Ngjallja e Krishtit”, duke vijuar më pas në Kolegjin Universitar “Logos”, ku u diplomua më 2023. U dorëzua dhjak nga Kryepiskopi Anastas më 22 janar 2018, prift më 20 tetor 2019 dhe mori gradën e arkimandritit më 9 gusht 2020. Krahas shërbesës liturgjike, kontribuoi në administrimin dhe veprimtarinë arsimore të Kishës, ndërsa më 3 dhjetor 2023 mori detyrën e Protosingjelit të Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit.

    Një moment veçanërisht i rëndësishëm ishte dorëzimi i tij në gradën episkopale më 15 dhjetor 2024, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Hirotonisja si Episkop i Krujës u krye nga i ndjeri Kryepiskop Anastas, së bashku me hierarkët e Sinodit të Shenjtë. Kështu, pas viteve të bashkëpunimit pranë tij, Hirësi Anastasi mori edhe përgjegjësinë e shërbesës episkopale.

    Më 16 shtator 2025, Sinodi i Shenjtë, nën kryesimin e Kryepiskopit Joan, e zgjodhi unanimisht Mitropolit të Korçës. Fronëzimi më 27 shtator 2025 e vendosi në krye të kësaj Mitropolie me traditë të pasur shpirtërore, duke i besuar kujdesin baritor për klerin dhe besimtarët e saj. Rrugëtimi i tij, nga angazhimi laik dhe përgjegjësitë administrative te priftëria dhe shërbesa episkopale, lidhet ngushtë me jetën dhe veprën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

    Në këtë përvjetor të parë të fronëzimit, i urojmë Hirësisë së Tij, Mitropolitit Anastas, shëndet, fuqi shpirtërore dhe një shërbesë të gjatë e të frytshme. Zoti i dhëntë urtësi dhe qëndresë, që të udhëheqë me dashuri grigjën e besuar, duke sjellë shpresë, ngushëllim dhe dritën e Krishtit në zemrat e besimtarëve.

    Për shumë vjet, o Kryezot!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026

    Evis Kushi në Pogradec: Siguria online, shqetësim për nxënësit dhe prindërit

    September 28, 2026
    TE FUNDIT

    Në Slatinë të Mokrës, fshati që po boshatiset: “Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve”

    September 28, 2026

    103 dhe 101 vjeç – Motër e vëlla rrëfejnë një shekull jetë në Pogradec

    September 28, 2026

    Burimas, banorët kundër projektit të ujësjellësit

    September 28, 2026

    Evis Kushi në Pogradec: Siguria online, shqetësim për nxënësit dhe prindërit

    September 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Gjashtë gola në Korçë, Shqipëria U-19 për vajza shkëlqen ndaj Rumanisë

    Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

    E rëndë në Pogradec, komshiu përdhunon 12 vjeçaren, e lë shtatezane

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.