Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal
    Vendi

    Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

    September 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    SPAK goditi grupin e Ergys Agasit, por la jashtë hetimit Adrian Bardhin, ortakun e tij në Dinamo City dhe pronarin e Pascucci-t, i cili është fotografuar me Agasin te Kodra e Kuajve, në vilat qeveritare të Durrësit dhe në Villa Pascucci, madje edhe gjatë kohës kur Agasi ishte në kërkim

    Operacioni i mëngjesit të sotëm i SPAK goditi një pjesë të rëndësishme të grupit dhe bashkëpunëtorëve të Ergys Agasit, por në listën e kontrolleve dhe masave të sigurisë nuk u shfaq emri i Adrian Bardhit, biznesmenit të kafes Pascucci dhe ortakut të dokumentuar të Agasit në Dinamo City, një mungesë që në qarqet e hetimit po lexohet si lënie e qëllimshme jashtë dosjes.

    Your browser does not support the video tag.

    Marrëdhënia mes Adrian Bardhit dhe Agasit nuk është e fshehtë. Më 25 gusht 2023, pikërisht në Villa Pascucci të Bardhit në Durrës, u prezantua projekti i ri “Dinamo City” dhe në atë aktivitet Ergys Agasi u shfaq publikisht bashkë me Edmond Shahinin e Mektrin dhe Genc Matajn si një nga aksionerët e rinj të klubit. Ky prezantim ndodhi rreth shtatë muaj përpara se Agasi të hynte zyrtarisht në pronësi më 31 mars 2024, kur Bardhi i transferoi 30% të aksioneve dhe regjistrimi u pasqyrua në QKB në fillim të prillit.

    Struktura e Dinamo City deri në qershor 2026 vijon të jetë Adrian Bardhi 40%, Ergys Agasi 30% dhe Fortis Beton 30%, ndërsa Bardhi mbetet në strukturën drejtuese të klubit. Administratori i Dinamos është Ilir Sinani punonjës i “Pascucci”, çka tregon se struktura operative e klubit është e ndërthurur me ekosistemin e biznesit te Bardhit

    Më 2 shkurt 2024, fondacioni Dyrrah City Football Academy hapi procedurën për klubin që do të financonte ndërtimin e kompleksit të akademisë së futbollit në Durrës. Agasi hyri zyrtarisht në pronësinë e Dinamos në fund të marsit, ndërsa më 24-25 prill 2024 Dinamo City shpallet fituese dhe ishte i vetmi klub që kishte paraqitur ofertë. Kontrata u nënshkrua më 20 maj 2024 dhe afati i saj zgjat deri më 20 prill 2034, sipas një dokumenti të Ministrisë së Arsimit të vitit 2025.

    Sipas burimeve, Adrian Bardhi ka qenë pjesë aktive e grupit Agasi, i fotografuar nën shoqërinë e tij në rezidencën Kodra e Kuajve, në ambientet e vilave qeveritare Durrës, si dhe në ambientet e Villa Pascucci. Mes tyre ka ortakëri të dokumentuar, injektim fondesh kriminale, pastrim parash dhe afera të tjera duke nisur nga Kadastra e Durrësit, KKT, lejet për fotovoltaikë etj.

    SPAK duhet të thotë pse emri i Adrian Bardhit nuk u përfshi në aksionin e sotëm, ndërsa burimet e hetimit pretendojnë se dosja vijon dhe se gjurmët e grupit të Agasit nuk mbyllen me kaq.

    Ky artikull është material i Pamfleti 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rama zbardh prapaskenat e mbledhjes në Pogradec: Llogari muaj për muaj për ministrat e deputetët

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    Rreth 800 shtëpi pa drita në juglindje për shkak të motit të keq, reagon prefektura

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.