Në dosjet hetimore që po zhvillon SPAK-u, rezulton se ka deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët kanë qenë të përfshirë në komunikimet dhe takimet intensive me Ergys Agasin, veç disa zyrtareve në postin e drejtueseve, ku shumë prej tyre kanë qenë pjesë e takimeve të shpeshta në zyrën e Agasit.
Në zyrën e Ergys Agasit, bazuar në pamjet filmike dhe provave që ka administruar Prokuroria e Posaçme, kanë shkuar zyrtarë të lartë të shtetit, drejtorë, deputetë dhe deri ministra, të cilët, në vend që të paraqitnin forcën te godina e Kryeministrisë, duket se kanë shkuar dhe janë paraqitur “rastësisht” në zyrën e Ergys Agasit.
Gjithashtu, pritet të ketë dhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë, ku siç theksuam dhe më lartë, ka deputetë, por dhe ministra që kanë, kanë paraqitur “forcën” te Ergys Agasi, por ende nuk ka një të dhëna zyrtare në lidhje me veprat e mundshme penale apo bashkëpunimin që kanë pasur këta individë me Agasin dhe zbërthimin e skemave nga SPAK-u.


