Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ahmataj: Meritonim më shumë, na mungon një penallti – “Nuk e kam karakter të ulëras e të bërtas”

    September 12, 2026

    Arratisja e bujshme e korçarit në Greqi/ Gjendet një nga makinat e autorëve, brenda saj kallashnikov dhe fishekë

    September 12, 2026

    Policia greke në këmbë! U arratis me ndihmën e shokëve “komando”, zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi

    September 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Misioni shëndetësor bullgar rikthehet për herë të katërt në Prespë, Vrabevski: Bashkëpunim mes specialistëve shqiptarë dhe bullgarë
    Vendi

    Misioni shëndetësor bullgar rikthehet për herë të katërt në Prespë, Vrabevski: Bashkëpunim mes specialistëve shqiptarë dhe bullgarë

    September 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Banorët e zonës së Prespës kanë përfituar edhe këtë vit nga vizitat dhe kontrollet mjekësore falas, në kuadër të një misioni shëndetësor të mbështetur nga pala bullgare dhe donatori Milen Vrabevski.

    Për të katërtën herë, mjekë specialistë kanë mbërritur në Pustec për t’u ofruar shërbime shëndetësore banorëve të zonës. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë nisma ka sjellë edhe një risi: pjesë e misionit janë bërë për herë të parë edhe mjekë specialistë shqiptarë nga Korça dhe Pogradeci.

    Your browser does not support the video tag.

    “Bullgaria financon, ndërsa pala shqiptare dërgon specialistë nga Korça e Pogradeci. Kjo është edhe një formë shkëmbimi eksperiencash”, u shpreh donatori bullgar Milen Vrabevski.

    Gjatë misionit, specialistë të fushave të kardiologjisë dhe reumatologjisë kanë kryer vizita dhe kontrolle për banorët e Prespës, duke synuar që shërbimet mjekësore të jenë sa më pranë komunitetit.

    Vrabevski e cilësoi nismën si një tjetër formë mbështetjeje për komunitetin e Prespës, të cilin e konsideroi si “vëllezër dhe motra”, ndërsa vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

    Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe një grup deputetësh bullgarë, duke i dhënë misionit një tjetër dimension në drejtim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Milen Vrabevski është prej vitesh një prej mbështetësve të komunitetit të Pustecit, duke kontribuar në nisma të ndryshme sociale, shëndetësore dhe arsimore. Mbështetja e tij ka sjellë ndër vite projekte dhe shërbime konkrete për banorët e kësaj zone.

    Misioni shëndetësor do të vijojë me ofrimin e vizitave falas për banorët, ndërsa përfshirja e specialistëve shqiptarë pritet të forcojë shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin profesional mes dy vendeve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arratisja e bujshme e korçarit në Greqi/ Gjendet një nga makinat e autorëve, brenda saj kallashnikov dhe fishekë

    September 12, 2026

    Policia greke në këmbë! U arratis me ndihmën e shokëve “komando”, zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi

    September 12, 2026

    Dr. Redina Agolli, neurologia që ka zgjedhur Pogradecin si qytetin e jetës dhe profesionit

    September 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ahmataj: Meritonim më shumë, na mungon një penallti – “Nuk e kam karakter të ulëras e të bërtas”

    September 12, 2026

    Arratisja e bujshme e korçarit në Greqi/ Gjendet një nga makinat e autorëve, brenda saj kallashnikov dhe fishekë

    September 12, 2026

    Policia greke në këmbë! U arratis me ndihmën e shokëve “komando”, zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi

    September 12, 2026

    Turistët e huaj dominojnë turizmin në Korçë, zgjatet qëndrimi

    September 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Zbulo Prespën” – Albumi i ri i fotografit pogradecar Ardian Fezollari sjell bukuritë e rralla

    Historia e dhimbshme e Zhanetës, gruas që u braktis në jetimore: Dua vetëm një dhomë ku të jetoj, marr 70 mijë lekë pension

    INFORMACION MBI SITUATËN E RESHJEVE NË QARKUN KORÇË

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.