49% e buxhetit të bashkisë Korçë për administratën, shkruan Eduart Bardhushi
Se mos mendoni se në Korçë taksat shkojnë kot, jooo jooo…Ato kanë një destinacion shumë të qartë dhe preçiz: Paga dhe sigurime për 1.342 punonjës të Bashkisë Korçë!
Po po e lexuat mirë… banorët paguajnë taksa, Bashkia “merr frymë”.
12.8 miliardë lekë fond për paga e sigurime, një shifër që të jep ndjesinë e një metropoli, por që në fakt prodhon realitetin tonë: trotuare me pllaka të thyera, rrugë me premtime dhe investime që jetojnë vetëm në fjalimet elektorale!
Pra sipas pusht’etarëve Korça nuk ka nevojë për projekte madhore, por ka nevojë vetëm për listë-page.
Çdo vit banori kontribuon nëpërmjet taksave që sistemi të funksionojë perfekt, por që në fakt është krejt ndryshe, punonjësi merr pagën, qyteti merr heshtjen.
Dhe kështu vazhdon cikli i artë, i pusht’etarëve bashkë me patronazhistët: Taksat mblidhen → pagat paguhen → qyteti pret → premtimet rinovohen sa herë ka zgjedhje.
Në fund, Korça nuk është qytet që ndërtohet, është qytet që administrohet financiarisht, por vetëm me një detaj të vogël:
Menaxhohet me shumë kujdes nga ata që janë brenda Bashkisë, se për ne të tjerët…ehaaaa!


