Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 109-vjetori i Krahinës Autonome të Korçës – ekspozitë me dokumente të rralla dhe paradë kostumografie
    Vendi

    109-vjetori i Krahinës Autonome të Korçës – ekspozitë me dokumente të rralla dhe paradë kostumografie

    December 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, historiani Niko Kotherja ka çelur një ekspozitë të veçantë me 100 materiale historike, shumica prej të cilave ekspozohen për herë të parë për publikun. Dokumentet origjinale hedhin dritë mbi periudhën e krijimit të kësaj njësie administrative më 10 dhjetor 1916, jetën e saj juridike deri më 16 shkurt 1918, si dhe rolin e francezëve në rajon deri në mars të vitit 1920.

    Niko Kotherja:

    Your browser does not support the video tag.

    “Janë mbi 100 materiale, një pjesë e tyre për herë të parë vijnë në ekspozim dhe janë në origjinal. Tregojnë rrugëtimin e shqiptarëve dhe francezëve në atë që ndodhi në mesin e Luftës së Parë Botërore. Flasim për një njësi administrative shqiptare që u krijua më 10 Dhjetor 1916 dhe vijoi jetën e saj juridikisht deri më 16 Shkurt 1918. Flamuri shqiptar vijoi të jetë në Korçë deri në Mars 1920 me prezencën e francezëve. Bëhet fjalë për dokumente që trajtojnë historinë e formësimit të asaj që ndodhi këtu 109 vite më parë.”

    Sipas historianit Kotherja, Korça e vitit 1916 funksiononte si një shtet më vete dhe në atë kohë, nga autoritetet franceze, njihej si kryeqyteti i Shqipërisë.

    Niko Kotherja:

    “Flasim për një shtet të vogël të asaj kohe, që pasqyrohet në një prej kartolinave të vitit 1918, ku një ushtar francez i dërgon familjes së tij kartolinë me pamje nga Korça dhe shkruan: ‘Korça, kryeqytet i Republikës Shqiptare’.”

    Në kuadër të këtij përvjetori, Këshilli i Qarkut Korçë organizoi një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore, ku më i veçanti u vlerësua parada e kostumografisë së qarkut, e cila solli në qendër trashëgiminë, traditat dhe identitetin kulturor të zonës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    I ndjeri Qani Muça – Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare

    “Nëse kremtonim festat fetare, dënoheshim me burg”/ BIRN: Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

    I riu godet policët në Devoll, arrestohet – emri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.