Ivan Djantu i sillte Skënderbeut 200 mijë euro në verën e vitit 2024. Bardhekuqtë e shisnin te Sonderjyske në Danimarkë.
Eksperienca atje për sulmuesin është parë larg pritshmërive. Për këtë edhe u huazua te Od, që është pjesë e ligës së dytë daneze.
Huazimi përfundoi sot, duke e bërë që të jetë sërish zyrtarisht pjesë e Sonderjyske. Për Djantu është treguar se dëshiron ta mbyllë sezonin te Od.
23-vjeçari shtatlartë nga Kameruni është në pritje të vendimit të Sonderjyskes. Fakt është kontrata e tij përfundon në vitin 2028.




