Seanca e radhës e gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Progës ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.
Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, ka kërkuar veçimin e çështjes së tij nga ajo e të pandehurve të tjerë, si dhe gjykim të shkurtuar. Të njëjtën kërkesë i kanë paraqitur gjykatës edhe katër të akuzuarit e tjerë për ngjarjen.
Për shkak të kompleksitetit të çështjes, gjykata nuk ka marrë vendim gjatë seancës së sotme dhe ka vendosur ta shtyjë atë për muajin tetor.
Në seancën e ardhshme pritet të përcaktohet nëse procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve do të zhvillohet me procedurën e zakonshme apo me gjykim të shkurtuar.


