Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vidohva e Devollit/ fshati i 45 fiseve dhe ujit më të mirë në botë
    Vendi

    Vidohva e Devollit/ fshati i 45 fiseve dhe ujit më të mirë në botë

    August 31, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vidohva e Devollit/ fshati i 45 fiseve dhe ujit më të mirë në botë

    shkruan Kosta Nake:
    Korçë, Vidohova, ose siç e shqiptojnë disa “Vidovë”, është një nga fshatrat më interesantë të Devollit, i njohur për historinë, pasurinë natyrore dhe trashëgiminë e tij shoqërore. Ky vendbanim i vogël mbart një numër rekord fisesh, plot 45, duke u renditur si “kampioni” i Prefekturës së Korçës për diversitetin familjar.

    Your browser does not support the video tag.

    Uji i famshëm i Vidohovës

    Sipas studiuesit Shaban Merolli, Vidohova ka ujin më të mirë të pijshëm në botë. Çezma e Seidift në mëhallën Adrovë njihet për cilësinë e jashtëzakonshme të ujit, i cili u analizua edhe nga ushtarët italianë gjatë luftës italo-greke. Një tjetër burim i rëndësishëm është lumi i Kërlishtit, që buron matanë kufirit, furnizon ujëmbledhësin dhe derdhet në ujëvarë.

    Ujëvara e harruar

    Në këtë fshat ndodhet edhe një pasuri natyrore e veçantë ujëvara e Vidohovës. Ajo është më e lartë se ujëvara e Sinicës, por ka prurje më të vogla. Mjedisi shkëmbor dhe terreni i thyer krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit natyror, por deri më sot ka mbetur jashtë vëmendjes.

    Një fshat me histori të veçantë

    Vidëhova ndahet në tri mëhalla: të shkollës, të xhamisë dhe të mesit, ndërsa lidhjet mes tyre realizohen përmes rrugëve të brendshme dhe shtegut këmbësor. Fshati ka patur në të kaluarën tri kulla tipike të Shqipërisë së Mesme, por fatkeqësisht sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë prej tyre.

    Besimi dhe ndryshimet shoqërore

    Deri në fund të viteve ’80, banorët e Vidëhovës ishin të gjithë të besimit islam. Pas viteve ’90, me ardhjen e nuseve nga veriu i vendit, këtu është ngritur edhe një kishë katolike për të respektuar besimin e tyre.

    Fiset e fshatit

    Fshati është i veçantë edhe për nga numri i fiseve që përfaqëson: Asllani, Bana, Bejolli, Biledhi, Braholli, Bylykbashi, Cenolli, Çuka, Ganolli, Hoxha, Hoxhalli, Hysenlli, Hysi, Kadiu, Kaso, Kollovozi, Kroi, Kyçyku, Lamçe, Liçi, Mançelli, Medolli, Mengolli, Meraja, Merolli, Mici, Mulla, Mulliri, Mustabelli, Nexhipi, Nuholli, Pepini, Qazolli, Sokaku, Sulejmani, Shaka, Shaqlli, Shyti, Topi, Xhihani, Xhufkolli, Xhuka, Zenuni, Zyka, disa prej tyre tashmë të shpërngulura në qytete të tjera të Shqipërisë apo jashtë vendit.

    Bufiurte.al

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Drejtoria arsimore e Korçës; “740 nxënës më pak këtë vit, ja shifrat zyrtare”

    Portofoli i risiguruesve të SIGAL: garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare

    KokoFest nis në Korçë, i vetmi festival humori në Shqipëri

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.